Konsumimi i cigareve elektronike lidhet me depresionin, ka gjetur një studim i ri.
Ekspertët australianë kanë anketuar më shumë se 5000 nxënës të moshave 12 deri 14 vjeç për shëndetin e tyre mendor dhe përdorimin e cigareve elektronike. Hulumtimi u krye në Universitetin e Sydneyt.
Adoleshentët nga 40 shkolla në shtet u përgjigj në pyetjet nëse kanë përdorur droga apo cigare të tilla dhe nëse do të përdorin ndonjëherë, por edhe për simptomat e depresionit, ankthit, stresit e mirëqenies së ulët.
Rezultatet e publikuara në Journal of Psychiatry kanë treguar se një e treta e tyre kanë shprehur shqetësim për pasur mirëqenie të ulët, se një e treta kishin stres e se një e pesta kishin përjetuar ankth.
Nxënësit, që kishin raportuar për stres, doli se kanë 74 deri 64 për qind më shumë gjasa që kanë provuar cigaret elektronike se nxënësit që s’kishin shumë stres.
Sipas autores së studimit, Emily Stockings, shkalla e rritjes së përdorimit të cigareve elektronike dhe shëndeti i dobët mendor dhe lidhja e fuqishme mes tyre e bën shumë shqetësues raportin.
“Nëse ne po përpiqemi të përmirësojmë gjendjen mendore dhe duam të provojmë të ndalim cigaret elektronike, sigurisht që duhet t’i bëjmë të dyja bashkë”, ka thënë ajo.
Në Australi numri i nxënësve që kanë provuar cigaret elektronike është rritur dukshëm. Rreth 8 për qind e nxënësve të moshave 12 deri 14 vjeçare kanë provuar cigare të tilla.
Sa më e madhe mosha, përqindja shkonte duke u rritur, sipas raportit.