Neotame

Studimi: Ëmbëltuesi që përdoret në torta dhe pije dëmton seriozisht zorrët

Ëmbëltuesi i tortave e pijeve i dëmshëm për zorrët

Ëmbëltuesi i tortave e pijeve i dëmshëm për zorrët

Një ëmbëltues artificial që përdoret nga industria e ushqimit si zëvendësim i sheqerit, ka efekt toksik në shëndet. Një studim që është bërë së fundmi ka gjetur se ky ëmbëltues që quhet neotame ka fuqi të dëmtojë bakteret e mira në stomak duke dëmtuar murin e zorrëve.

Ëmbëltuesi artificial që përdoret për t’i bërë më të ëmbla ushqimet industriale si tortat e gatshme, pijet dhe çamçakëzin mund të dëmtojë seriozisht shëndetin e njerëzve duke dobësuar florën e stomaku edhe nëse konsumohet shumë pak sasi e këtij ëmbëltuesi, shkruan The Guardian.

Autori i studimit, doktori Havovi Chichger, ka thënë se përderisa disa nga ëmbëltuesi mund të jenë si alternativë më e “shëndetshme” se sheqeri, disa nga ta mund të i dëmtojnë organet e konsumuesve.

Neotame është krijuar në vitin 2002 si zëvendësim për ëmbëltuesin e dëmshëm që quhet aspartame, i cili ka ngritur shqetësime te mbikëqyrësit e ushqimit industrial sepse është përdorur shumë për krijimin e biskotave, tortave të gatshme e pijeve. Në letrat ku përshkruhet përmbajtja e produktit, aspartame emërohet si E961.

Doktori Havov dhe ekipi i tij në raportin e studimit, i cili u publikua në revistën Nutrition, kanë deklaruar se ky është studimi i parë që ka gjetur se neotame mund të ketë efekt dëmtues në zorrët e njerëzve.

Të tjera studime që janë bërë më parë, në të cilat po ashtu ishte i përfshirë doktor Havovi, është gjetur se edhe ëmbëltues të tjerë artificial si saccharina, sucralosa dhe aspartame kanë po të njëjtin efekt dëmtues.

“Nga puna që kemi bërë tani si dhe nga studimet e mëparshme është parë qartë se efekti i ëmbëltuesve artificial është mjaft i dëmshëm për zorrët pasi dëmton murin e tyre mbrojtës duke dëmtuar bakteret e mira që ndodhen në zorrët tona”, ka thënë Havov duke shtuar se kjo gjë mund të çojë në gjendje jo të mira shëndetësore si diarrea, inflamimi i organeve të brendshme madje edhe infeksione si sepsa.

Ai ka bërë të ditur se është shumë më rëndësi që të bëhen studime edhe për ëmbëltues të tjerë artificial që janë krijuar së fundmi pasi u gjet se neotame shkakton këto probleme.

Autoritet Evropiane për Sigurinë e Ushqimit (AESU), në vitin 2010, patën deklaruar se “neotame është në rregull për t’u përdorur” dhe që nga atëherë është aprovuar për përdorim në më shumë se 35 vende. Por AESU tani po e rishqyrton përdorimin e neotames pas studimit që bëri doktor Havovi me ekipin e tij duke konstatuar dëmet që shkakton ky produkt.