Lifestyle

Studimi: Ankthi pasojë e reduktimit të aktivitetit te qendra e aftësive njohëse në tru

Ankthi redukton aktivetin e aftësive njohëse në tru

Ankthi redukton aktivetin e aftësive njohëse në tru

Studimi i ri që u publikua në “Psychophysilogy” ka hedhur dritë mbi lidhshmërinë që mund të ketë ndërmjet ankthit dhe funksionimit të trurit, specifikisht duke u fokusuar në faktin se si ankthi ndikon te qendra e kontrollit të aftësive njohëse të trurit.

Në studim, autorë të të cilit janë doktorët Qinqin Zhao e Zheng Wang, morën pjesë 366 individë nga Universiteti i Teknologjisë në Wuhan të Kinës, të cilët u analizuan dhe iu nënshtruan disa testeve nga shtatori i vitit 2020 deri në maj të vitit 2023.

Pasi mjekët i siguruan se ata nuk kanë depresion, pjesëmarrësit u ndanë në tri grupe, të shëndetshmit, ata me pak ankth dhe ata me shumë ankth.

Për të matur aktivitetin e trurit, u përdor një lloj teknike joinvazive, që quhet Near Infrared Spectroscopy (fNIRS). 

Studiuesit gjetën diferencë të dallueshme ndërmjet grupeve. Individët me ankth më të lartë patën aktivitet më të ulët të neuroneve të trurit në regjione të caktuara, kur u krahasuan me ata që nuk kishin ankth.

Rrjeti i aftësive njohëse është përgjegjëse për rregullimin e emocioneve dhe  mendimeve.

Mosfunksionimi normal i saj mund të kontribuojë në ankth, si për shembull mund të krijojë paaftësi për ta kontrolluar shqetësimin e panevojshëm.

Këto rezultate tregojnë se sa i rëndësishëm është shënjestrimi i regjionit të trurit kur bëhet fjalë për trajtimin e çrregullimeve të ankthit.

Në studim nuk është bërë analizimi më i thellë i regjioneve të trurit, si shembull amiglada, e cila gjithashtu mund të jetë e përfshirë në ndjenjat e ankthit.

Studimi sugjeron se shumica e çrregullimeve të ankthit kanë lidhshmëri me aktivitetin e ulët që mund të zhvillohet në regjione të caktuara të trurit, të cilat mund të shërbejnë si treguese të simptomave të ankthit.

Ankthi, karakterizohet nga frika joracionale dhe ndjenjat e pashpresa, afekton miliona njerëz në mbarë botën. Ndërkohë që ankthi i paktë mund të jetë i mirë pasi mund të ju ndihmojë njerëzve të jenë më të vëmendshëm ndaj rrethit, ankthi i shpeshtë mund të çojë në situata jo të mira, që njihen si çrregullime të ankthit. Këto çrregullime interferojnë me funksionimin e përditshëm dhe shpesh shoqërohen nga disa probleme të tjera mentale, më së shpeshti me depresion.

Bashkautori i studimit, Zhao, ka thënë se kuptimi se si funksionon mekanizmi nervor prapa çrregullimeve të ankthit është i domosdoshëm për zhvillimin e një trajtimi efektiv. 

Studimet e mëhershme kanë treguar se ankthi mund të ketë lidhshmëri tek ndryshimet në aktivitetet e trurit, sidomos në korteksin frontal, por këto zbulime nuk ishin të mjaftueshme.

Disa studime kanë raportuar aktivitet të ulët nervor, ndërsa të tjera kanë gjetur aktivitet të lartë apo ndryshime në lidhjet funksionale brenda trurit. Ndërsa ky studim i fundit ka për qëllim të qartësojë këto lloj mospërputhshmërish duke u fokusuar në njerëz në ankth por pa depresion, në mënyrë që të dihet efekti që ka ankthi në tru.