Foshnjat e porsalindura që trajtohen me antibiotikë kanë përgjigje më të vogël imunitare ndaj vaksinave më tutje, për shkak të ndryshimeve në mikrobiomën e zorrëve, sipas një studimi të ri.
Studimi vëzhgoi 191 foshnja të shëndetshme nga lindja., duke gjetur se ato që kishin marrë antibiotikë në javët e para të jetës kishin nivele theksueshëm të ulëta të antitrupave kundër vaksinave të ndryshme si foshnja 7 dhe 15 muajshe.
Nga foshnjat, 111 ishin ekspozuar antibiotikëve gjatë periudhës së porsalindjes – qoftë trajtimit direkt, ose indirekt përmes nënave që kishin marrë antibiotikë gjatë lindjes ose gjashtë javët e para pas lindjes, shkroi Guardian.
Studimi vlerësoi mikrobiomet e foshnjave rreth kohës së vaksinimeve të para të tyre rutinë në gjashtë javë. Gjeti se foshnjat e trajtuara direkt me antibiotikë në lindje kishin më pak baktere të dobishme të zorrëve të njohura si “Bifidobacterium”.
Zvogëlimi i këtyre baktereve u lidh me nivelet e ulëta të antitrupave kundër përbërësve të shumtë të vaksinës pneumokokale, si dhe ndaj asaj kundër infeksionit “Haemophilus influenzae” tipi b.
Studimi gjeti se trajtimi i drejtpërdrejt me antibiotikë te të porsalindurit kishte ndikim të vazhdueshëm në mikrobiomën e zorrëve.
Megjithatë, ekspertët kanë thënë se prindërit nuk duhet të shqetësohen për trajtimin me antibiotikë, pasi që ka infeksione të rënda që në periudhën pas lindjes mund të jenë shumë të rrezikshme për foshnjat.