Lifestyle

Simptomat e diabetit që mund të vihen re gjatë festave të fundvitit

Simptomat e diabetit

Ndërkohë që është vlerësuar se 5.6 milionë britanikë vuajnë nga sëmundja e diabetit dhe rastet vazhdojnë të rriten, një doktor ka bërë të ditur se cilat mund të jenë shenjat e kësaj sëmundje që mund të vihen re gjatë festave të fundvitit.

The Sun ka shkruar se diabeti, nëse nuk trajtohet, mund të qojë në komplikime serioze shëndetësore, si për shembull sulmi në zemër.

Tensioni i lartë i gjakut mund të rezultojë me diabet të tipit 2 dhe ka disa gjëra që gjatë festave mund ta rrisin edhe më shumë tensionin, të tilla si mos aktiviteti fizik dhe konsumimi i tepërt i ushqimit.

Doktori Adam Staten, ka thënë se ka shumë mundësi që njerëzit ta teprojnë me ushqimin gjatë festave të fundvitit.

“Në mënyrë që të ulet rreziku nga diabeti gjatë festave, njerëzit duhet të mundohen ta mbajnë të shëndetshëm stilin e jetesës në përgjithësi si dhe të ushtrojnë rregullisht”, ka thënë Staten.

Për të mënjanuar komplikimin me diabet, është më rëndësi të ju kushtohet vëmendje simptomave.

“Në fazën fillestare, diabeti mund të mos shkaktojë simptoma fort të dukshme, apo vetëm të shkaktojë lodhje. Por nëse shfaqen simptomat ka disa tipike që duhet t’u kushtoni vëmendje”, ka thënë doktori.

Etje gjatë gjithë kohës

Diabeti e bën të vështirë kontrollimin e nivelit të sheqerit. Kur sheqeri është në nivel të lartë, veshkat punojnë më shumë për ta filtruar sheqerin e tepërt, gjë që mund të qojë në dehidrim dhe ndjenjë të etjes.

Polydipsia është termi që përdoret për etje të pashpjegueshme ani pse dikush mund të konsumojë mjaftueshëm ujë.

Urinimi i më shumë se pesë litrave urinë brenda ditës gjithashtu mund të jetë shenjë.

Gjatë periudhës së festave, kur dikush mund të konsumojë shumë alkool mund të hutohet e të mendojë që është shumë i etur.

Ndërkohë që etja për pije alkoolike nuk ka të bëjë me diabetin, njerëzit që e kanë këtë sëmundje e që mund të përjetojnë etje për shkak të nivelit të lartë të sheqerit në gjak, mund të ju duket se po duan të konsumojnë alkool.

Por është e rëndësishme të mbahet mend se konsumimi i alkoolit mund të ndikojë negativisht në nivelin e sheqerit në gjak dhe duhet të menaxhohet me kujdes kur dikush ka diabet.

Nevoja e shpeshtë për shkuar në tualet

Ndërkohë që njerëzit festojnë, mund të kenë nevojë të shkojnë më shpesh në tualet për të urinuar.

Një studim që është bërë në vitin 2019 ka gjetur se moti i ftohtë mund t'i komplikojë problemet që dikush mund të ketë me fshikëzën urinare.

Por urinimi i shpeshtë është gjithashtu simptomë e diabetit.

Polyuria, është gjendje nga e cila njeriu mund të urinojë më shumë se 3 litra urinë në ditë krahasuar me personat që nuk e kanë këtë gjendje, të cilët mund të urinojnë 1 deri në 2 litra urinë.

Kur bëhet fjalë për diabetin, për shkak të nivelit te lartë të sheqerit në gjak, nuk mund të absorbohet i gjithë sheqeri.

Glukoza apo sheqeri i tepërt nga gjaku përfundon në urinë, ku përthith edhe më shumë ujë nga organizmi dhe si rezultat krijohet sasi me e madhe e urinës.

Çështje të tjera shëndetësore që mund të shkaktojnë polurian përfshijnë, shtatzëninë, dështimi i mëlçisë dhe sëmundjet e veshkave.

Turbullimi i të parit

Turbullimi i të parit gjatë festave të fundvitit shpesh mund të shkaktohet nga moti i ftohtë, i cili mund ngushtojë venat e gjakut në sy, dhe ekspozimi i shpeshtë ndaj dritave të forta të dekorimeve, veçanërisht atyre LED, të cilat mund t'i tendosin apo t'i lodhin sytë.

Por, kjo mund të jetë edhe shenjë e diabetit.

Retinopathya diabetike, është gjendje shëndetësore, nga e cila mund të dëmtohet retina e syrit për shkak të diabetit.

Kjo gjendje mund të shkaktojë: Përkeqësim gradual të të parit, humbje të papritur të të parit, shikim të turbullt e me njolla, dhimbje syri apo skuqje e vështirësi për të parë në ambiente të errëta. 

Por, këto simptoma nuk do të thonë gjithsesi se dikush ka retinoipathy diabetike.

Si mund të kuptohet se këto simptoma kanë të bëjnë me diabetin?

Dotkori Staten ka thënë se simptomat e diabetit vazhdojnë deri sa ai të mund të vihet nën kontroll.

“Simptomat si etja, urinimi i shpeshtë dhe të parit e turbullt janë direkt të lidhura me nivelin e lartë të sheqerit në gjak dhe vazhdojnë derisa të mund ta ulim atë. Nëse diabeti vihet re vonë, njerëzit tashmë mund të kenë simptoma të lidhura me të, ku mund të përfshihen mpirja dhe ndjesia e djegies në këmbë”, ka thënë ai.

A do mund të zhvillohet diabeti gjatë festave të fundvitit?

Diabeti i tipit 2 ka të bëjë me mënyrën e të ngrënit si dhe stilin e të jetuarit që dikush ka, si dhe mund të zhvillohet brenda disa vjetëve.

Prandaj, nëse dikush, teknikisht, mund të bëhet diabetik përgjatë periudhës së festave të fundvitit, nuk mund të zhvillojë sëmundjen e diabetit nëse stilin e jetesës e ka të rregullt e të shëndetshëm.

Doktori ka thënë se çdokush që mendon se ka simptoma të diabetit menjëherë duhet të shkojë te mjeku përkatës.

“Qëllimi me diabetin është që të diagnostikohet sa më herët që të jetë e mundur në mënyrë që të parandalohen komplikimet që mund të zhvillohen. Ani pse mund të mos kesh simptoma fare, çdokush duhet të shkojë të kontrollohet për diabet çdo pesë vjet që nga mosha 40 deri në 74 vjeç”, ka thënë Staten.