Ndërkohë që shumë njerëz mund të mos pushojnë sa duhet, përgjatë ditës në punë mund të ndihen të përgjumur.
Trajtimi i shkakut të lodhjes ditore, siç është përgjumja gjatë ditës, mund të ndihmojë për të rritur nivelet e energjisë dhe funksionet e trurit.
Por, ani pse dikush mund të ndërmarrë hapa për t’u ndier më mirë, lodhja mund të mos kalojë menjëherë.
HealthLine ka shkruar për disa mënyra për të menaxhuar lodhjen gjatë orarit të punës:
1. Konsumimi i kafesë
Nëse dikush ndihet i lodhur, një filxhan kafeine mund t’i japë nxitjen e energjisë që i nevojitet për të përfunduar orarin e punës. Kafeina është një stimulant që rrit aktivitetin në tru dhe sistemin nervor, duke përmirësuar aftësitë për të menduar me kthjelltësi e duke luftuar lodhjen.
Por konsumimi i tepërt i kafeinës mund ta mbingarkojë organizmin dhe t’i rrisë ndjenjat e shqetësimit, duke ndikuar negativisht në produktivitetin në punë.
2. Gjumi i shkurtër
Ndonjëherë, gjumi i shkurtër është mënyra më e mirë për ta tejkaluar lodhjen gjatë ditës. Nëse dikush ka mundësi, mund të bëjë gjumë të shkurtër gjatë pushimit të drekës. Një gjumë prej 15 deri në 30 minuta mund të ndihmojë të rikuperohet energjia. Por këshillohet që të vendoset alarmi në mënyrë që të mos flihet më gjatë.
3. Ngritja nga tavolina
Qëndrimi gjatë në një vend mund të përkeqësojë lodhjen. Ngritja nga tavolina kohë pas kohe si dhe bërja e disa hapave mund të jenë ndihmë. Këto mënyra ndihmojnë përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe mund të ndihmojnë personin të rrijë zgjuar dhe të përqendrohet në punë.
4. Muzika ritmike
Nëse dikush ndien lodhje në punë, të punuarit në heshtje mund të jetë barrë. Për të zgjuar trurin, këshillohet që të dëgjohet muzikë ritmike. Këshillohet gjithashtu që personi që është i lodhur të konsultohet me eprorin apo shefin për të marrë leje për të dëgjuar muzikë. Nëse është në rregull, mund të dëgjohet muzikë edhe me kufje, sa më ritmike të jetë, aq më mirë.
5. Dreka e lehtë
Nëse dikush përballet shpesh me lodhje ditore, një drekë e rëndë mund ta përkeqësojë situatën. Këshillohet që të qëndrohet larg ushqimeve të pasura me sheqer, pijeve me gaz ose karbohidrateve të thjeshta si buka e bardhë dhe pastat. Në mënyrë që energjia trupore të jetë në nivelin e duhur këshillohet që të konsumohet drekë e lehtë, ku përfshihen vezët e ziera, mishi pulës, frutat, arrat, perimet e drithërat e plota.
6. Vendi i punës duhet te jetë i ndriçuar
Nëse dikush ka mundësinë të punojë në një hapësirë me dritare, këshillohet që të hapen perdet dhe lejohet të hyjë drita natyrore. Drita e diellit mund të rrisë vigjilencën dhe energjinë.
7. Spërkatja e fytyrës me ujë të ftohtë
Nëse dikush ndihet i përgjumur në punë, këshillohet të shkojë në banjë dhe të spërkatë ujë të ftohtë në fytyrë. Ky truk i thjeshtë mund të japë efekt të menjëhershëm. Nëse është ditë e ftohtë jashtë, dalja pas spërkatjes mund të ndihmojë gjithashtu.
8. Përdorimi i ventilatorit
Nëse dikush ka mundësi, këshillohet që të investojë në një ventilator për hapësirën e punës. Ashtu si një erë natyrale, ajri i freskët mund t'ju ndihmojë të rrisni vigjilencën.
9. Qëndroni të zënë
Lodhja mund të përkeqësohet kur dikush mund të ketë shumë kohë të lirë. Nëse puna përfshin periudha me qëndrim ulur për kohë më të gjatë, mund të filloni të ndiheni më të lodhur. Dikush mund të kërkojë nga shefi të marrë disa detyra të kryhen me anë të ndonjë aktiviteti në këmbë, si ndihmë për punët e mbetura.
Nëse lodhja vazhdon për më shumë se disa javë, është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj për të eliminuar ndonjë shkak të mundshëm.