Lifestyle

Si ndikon të nxehtit në kokëdhimbje dhe si të mënjanohet

Kok dhimbja

Kok dhimbja

Të nxehtit e madh mund të shkaktojë dhimbje koke si pasojë e dehidrimit, mosushqyerjes së rregullt, qëndrimit të tepërt në diell e aromës së rëndë të parfumit.

Këta faktorë mund të shkaktojnë edhe migrenë.

Kur konsumohet më shumë ujë e kur ushqimi hahet me rregull e me orar, dhimbja e kokës do të mund të mënjanohej, shkruan The Washington Post.

Parandalimi

Sipas Fondacionit amerikan për migrenën njerëzit duhet të ndërmarrin disa hapa në mënyrë që ta parandalojnë dhimbjen e kokës gjatë temperaturave të larta.

-Brenda ditës të konsumohet më shumë ujë

-Të evitohen ushtrimet gjatë orëve të ngrohta

-Të evitohet sa më shumë ekspozimi në diell

-Të vendosen syze dielli me polarizim

-Të mos vendosen parfume me erë të rëndë e po ashtu as kremra që përmbajnë parfume

-Të konsumohet ushqimi në kohën dhe orar të njëjtë

-Të merren terapitë e nevojshme sipas përshkrimit të mjekut

-Të mbahen ilaçet në temperaturë të dhomës

Trajtimi

Nëse ndonjë person ka dhimbje koke, ka disa teknika të lehta që duhet ndjekur në mënyrë që ta kalojë më shpejtë.

-Pushimi nën hije

-Përdorimi i ndonjë lecke apo pakoje me akull duke e vendosur në trup apo në kokë në mënyrë që të ulet temperatura trupore

-Evitimi i pijeve që përmbajnë kafeinë

Përveç aplikimit të këtyre metodave, personat me dhimbje koke mund të përdorin tableta kundër dhimbjes.