Nëse dikush mund të ketë shqetësime për ajrin e ndotur dhe shëndetin në përgjithësi, dietologia dhe ekspertja e shëndetit, Kaitlin Reilly ka shkruar në Yahoo Life se mund të përdoren filtruesit e ajrit në shtëpi, të mbyllen dritaret dhe dyert dhe të mbahen maska kur dikujt i duhet të dalë jashtë.
Ndërsa, kur bëhet fjalë për mirëqenien e shëndetit mendor, ajo rekomandon gjumin e rregullt dhe thurjen e trikove, duke e quajtur këtë zakon “hobi i gjyshes”.
Reilly ka shkruar për disa prej shprehive që rekomandohen për shëndet të mirë.
Për larjen e duarve duhet përdorur sapun dhe ujë, jo dezinfektues
Rekomandohet që në vend të dezinfektuesve, të lahen duart me sapun dhe ujë për të luftuar viruset, që mund të jenë shumë ngjitës dhe që shpërndahen përmes materieve të papastra.
Duart duhen larë për të paktën 20 sekonda para se të konsumohet ushqimi ose para dhe pas përdorimit të tualetit.
Konsumimi i çajit të gjelbër
Çaji i gjelbër është i njohur për përfitimet shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e shëndetit të zemrës dhe reduktimin e rrezikut nga sëmundja e kancerit. Një studim ka sugjeruar gjithashtu se mund të ndihmojë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet që mund të çojnë në demencë.
Shmangia e mishit të kuq
Një studim tjetër ka treguar se konsumimi i tepërt i mishit të kuq, sidomos mishit të përpunuar, është e lidhur me rrezikun për zhvillimin e demencës dhe dobësimin e kujtesës.
Rekomandohet që të zëvendësohet mishi i kuq me alternativa më të shëndetshme si arrat, peshku dhe mishi i pulës.
Konsumi i elbtit
Elbi është një burim i shkëlqyer i fibrave dhe vlerave të shumta ushqyese. Rekomandohet që të shtohet në ushqimet që konsumohen në përditshmëri duke e përdorur në supa ose sallata, ose si alternativë për orizin.
Këshillohet praktikimi i “hobive të gjyshes”
Përfshirja në aktivitete të qeta si thurja me kërrabëza, gatimi ose qepja mund të ndikojë në uljen e stresit dhe të rrisë kreativitetin.
“Po ashtu, ‘hobit e gjyshes’ mund të ju ndihmojë të hani më shëndetshëm dhe të shmangni përdorimin e tepruar të telefonave”, ka thënë Reilly.
Pushimi nga produktiviteti
Këshillohet të bëhen aktivitete që sjellin kënaqësi e relaksim, si leximi i librave, si dhe lënia pas e përpjekjeve për të përmirësuar çdo moment.
“Kjo mund të ndihmojë në përmirësimin e shëndetit tuaj mendor”, ka thënë tutje Reilly.
Gjumi i mirë
Për të qëndruar ngrohtë gjatë ditëve të ftohta, duhet bërë gjumë të mjaftueshëm.
Gjumi i mjaftueshëm ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit dhe forcon imunitetin.
Konsumimi i kokoshkave
Kokoshkat janë shujtë e mirë për relaksim dhe nëse përgatiten në shtëpi mund të jenë një “snack” i shëndetshëm. Një shujtë me kokoshka të përgatitura vetë përmban fibra dhe nuk përmban sheqer të shtuar industrial.