Hepatiti te fëmijët ndodh kur mëlçia pëson ndonjë infeksion, gjë që mund të vijë nga shkaktar të ndryshëm si infeksionet, ekspozimi ndaj toksinave apo kemikaleve si dhe disa ilqeve të ndryshme.
Doktoresha Vaishnavi Chandramohan nga spitali i fëmijëve në Bangalore, ka treguar për India.com se cilët janë shkaktarët kryesorë të hepatitit te fëmijët.
Infeksionet virale: Tipat e hepatiti A,B,C,D dhe E janë fajtorët kryesor për infeksione të mëlçisë. Hepatiti i tipit A shpesh transmetohet nga ushqimi i kontaminuar apo uji, ndërsa ato të tipit B,C dhe D nga infeksionet në gjak.
Doktoresha ka thënë se hepatitin mund ta shkaktojnë edhe ilaçet e ndryshme e kemikalet që gjenden në to pasi të konsumohen në doza të mëdha. Kjo gjë mund të rezultojë më dëmtim të mëlçisë. Paracetamoli është një ndër ilaçet që mund të shkaktoje hepatit nëse përdoret shumë shpesh, njëjtë mund të veprojë edhe teprimi i konsumimit të vitaminës A.
Simptomat e hepatit janë:
Çrregullimet në stomak, dhimbjet dhe parehatia, sidomos në pjesën e lartë të abdomenit.
Lodhja e vazhdueshme dhe mungesa e energjisë.
Zverdhja e lëkurës si dhe të bardhës së syve.
Probleme me sistemin tretës, si vjellje, mundim dhe ndryshimet në feces dhe urinim.
Ënjtje abdominale, e cila ndodh për shkak të grumbullimit të lëngjeve trupore.
Temperatura dhe dhimbja e muskujve.
Menaxhimi i hepatitit
Parandalimi mund të bëhet përmes vaksinimit kundër hepatit të tipit A dhe B, gjë që është e domosdoshme. Ndërkohë që nuk ka vaksina për tipat e hepatitit C, D dhe E, duhet të ndërmerren masa në mënyrë që të evitohet ekspozimi ndaj gjakut apo lëngjeve trupore të personave të infektuar si dhe kontrollet e përgjithshme të rregullta.
Kontrollimi i ilaçeve duhet të bëhet me kujdes, në mënyrë që dozimi të jetë i duhur dhe adekuat për trajtimin e çështjeve të ndryshme shëndetësore. Këtu përfshihet edhe ekzaminimi i duhur trupor, ultrazëri si dhe në disa raste, biopsia e mëlçisë.
Trajtimi duhet të bëhet duke u fokusuar në menaxhimin e simptomave, duke parandaluar dëmtimin e mëlçisë dhe duke u kujdesur për shëndetin e mëlçisë në përgjithësi përmes ushqimit të shëndetshëm dhe hidratimit. Ilaçe antivirale mund të përshkruhen për ta trajtuar hepatitin viral, atë të tipit C.
Kujdes i vazhdueshëm duhet bërë gjithashtu në mënyrë që mëlçia të qëndrojë e shëndetshme duke ndjekur kontrollet e rregullta të caktuara nga mjeku përkatës sipas nevojës.
LEXO EDHE: