Lifestyle

Shenjat që tregojnë mungesë të vitaminës D

mungesa e vitaminës D

mungesa e vitaminës D

Ndërkohë që vitamina D ka rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut, mungesa e saj mund të krijojë disa probleme shëndetësore.

Kur kjo vitaminë nuk ndodhet në sasinë e duhur në organizëm, njeriu mund t'i ndjejë disa simptoma që mund të jenë shenjë e mungesës së saj, duke filluar nga lodhja, sëmundjet e shpeshta e deri te dhimbja e muskujve e ndryshimet e disponimit.

Times of India ka shkruar disa nga simptomat më të shpeshta që mund të shfaqen si pasojë e mungesës së vitaminës D.

Përgjumja jo e zakonshme mund të jetë një ndër treguesit e parë të mungesës së kësaj vitamine, sepse mungesa e saj mund të jetë e lidhur me prodhimin normal të energjisë trupore dhe të ndikojë në lodhje të skajshme, duke e bërë të vështirë të qëndruarit të kthjellët gjatë ditës.

Sëmurja e shpeshtë gjithashtu mund të jetë shenjë e mungesës së vitaminës D, sepse ajo është ndër elementet thelbësore që mundëson që sistemi imunitar të funksionojë në mënyrën e duhur.
Niveli i ulët i kësaj vitamine mund ta bëjë trupin të dobët për t’u përballur me viruse e baktere.

Dhimbja e shpeshtë dhe dobësia e muskujve mund të jetë gjithashtu shenjë e mungesës së vitaminës D. Kjo vlerë ushqyese mbështet funksionin normal të muskujve dhe mungesa e saj qon në dobësi të tyre.

Dhimbja e eshtrave dhe ngurtësia e gjymtyrëve gjithashtu janë tregues të mungesës së vitaminës D. Kjo gjë shpesh mund të ngatërrohet me procesin normal të plakjes, por dhimbja e vazhdueshme e eshtrave apo ngurtësimi do të thotë se individi ka mungesë të vitaminës në fjalë, e cila është mjaft e rëndësishme për shëndetin e eshtrave.

Luhatjet e disponimit dhe depresioni janë gjithashtu tregues të mungesës së kësaj vitamine, sepse ajo luan rol të rëndësishëm për kontrollimin e nivelit të serotoninës në tru, gjë që kontribuon në stabilitet emocional e disponim të mirë.

Mënyra më e mirë për të marrë vitaminën D është ekspozimi ndaj rrezeve të diellit. Sidoqoftë gjatë muajve të ftohtë, që nga muaji tetor e deri në muajin mars, pasi nuk ka shumë diell, këshillohet që të merret si suplement.