Ndërkohë që rregullimi i një rutine të mëngjesit është më rëndësi për trupin dhe organizmin, kjo gjë luan rol të rëndësishëm edhe te pesha trupore.
Times Of India ka shkruar se personat që duan të humbin peshë duhet të zgjohen nga gjumi në të njëjtën orë çdo ditë. Kjo rutinë jo vetëm që do të ndihmojë në zvogëlimin e kilogramëve të tepërt, por do ta përmirësojë edhe ritmin e orës së brendshme të organizmit.
Një studim që është publikuar në Journal of Behavioral Medicine ka gjetur se individët që zgjohen nga gjumi në të njëjtën orë çdo ditë kanë predispozita të kenë më pak përqindje të dhjamit në trup, krahasuar me ata persona që nuk zgjoheshin në të njëjtën orë.
Përveç kësaj, gjëja e parë që duhet konsumuar menjëherë pas gjumit është uji. Kur konsumohet uji menjëherë pas gjumit stimulon metabolizmin.
Një studim që është publikuar në Journal of Medicinal Food ka sugjeruar se shtimi i një cope limon në ujë, mund të ndihmojë në zvogëlimin e peshës trupore, ndërkohë që pasuron organizmin me vitaminë C.
Ecja e mëngjesit dhe ushtrimet trupore të mëngjesit gjithashtu ndihmojnë në zvogëlimin e peshës së tepërt trupore.
Një studim që është publikuar në International Journal of Obesity ka sugjeruar se ushtrimet e mëngjesit nxisin organizmin të shpenzojë më shumë kalori përgjatë ditës.
Mbajtja e kësaj rutine, zgjimi në të njëjtën orë, pirja e ujit dhe ushtrimet apo ecja e mëngjesit, ndihmojnë në humbjen e peshës së tepërt dhe ndihmojnë shëndetin në përgjithësi.