Lifestyle

Rritja dhe shkaktarët e rasteve me “drunkorexi”

Drunkorexia

Drunkorexia

“Drunkorexia” është kombinimin i fjalës “drunk” (i dehur) dhe “anorexia” (pa apetit) dhe i referohet një lloj trendi të ri të sjelljes ku kombinohet abuzimi me alkool dhe mosngrënia.

Disa shkencëtarë kanë deklaruar se po besojnë që kjo sjellje përfaqëson një trend të ri të çrregullimit të ngrënies, e disa të tjerë po mendojnë se kjo gjë nuk mund të klasifikohet vetëm tek mënyra e të ngrënit por ka elemente edhe të çrregullimit të abuzimit me alkool, raporton Forbes.

Studiuesit kanë treguar se sjelljet që kanë lidhje me “drunkorexian” përfshijnë mosngrënien ndërkohë që konsumohet alkooli. Ani pse ende nuk po mund të konsiderohet si diagnozë zyrtare, termi vë në pah një lloj mënyrë të të jetuarit ku individët po kufizojnë konsumimin e ushqimit ndërkohë që konsumojnë alkool e ushtrojnë shumë në mënyrë që të humbin peshën e fituar nga kaloritë që përmban alkooli.

Kjo sjellje është bërë trend veçanërisht te studentët dhe të rinjtë. Për shembull, një studim që është bërë te studentet vajza në Australi, ka rezultuar se 79.1 për qind prej tyre shpesh e praktikojnë “drunkorexinë”.

“Drunkorexia” ngërthen në vete shumë rreziqe shëndetësore, përfshirë mungesën e vlerave ushqyese në organizëm, dobësim të sistemit imunitar, rritjen e rrezikut nga helmimi me alkool, dëmtimin e organeve, probleme me shëndetin mendor, si dhe probleme të tjera.

Dëshira për dobësim

Një ndër faktorët që po i shtynë individët të praktikojnë “drunkorexinë” është shtimi i peshës nga kaloritë që përmban alkooli që duan ta konsumojnë dhe krijimi i një balance duke mos ngrënë ushqim. Një studim që është bërë në vitin 2020 ka gjetur se ajo që më së shumti shtynë drejt praktimit të “dronurexisë” është dëshira për të qenë të dobët. 
Humbja e peshës vjen si presion nga rrethi e shoqëria, të cilët duan me çdo kusht të duken të përsosur, të kenë trup me përmasa ideale e të kenë sukses në çdo gjë. Kjo gjë po shkaktohet nga rrjetet sociale, ku jeta paraqitet si e përsosur, standardet e bukurisë që vendosen nga industria e modës, e cila shpesh vë në pah përmasa trupore që nuk mund të jenë të arritshme në jetën normale.
Pakënaqësia me peshën trupore mund të çojë në çrregullime të ngrënies, shpesh edhe në çrregullim mendor.
Studiuesit tregojnë se për shkak të “glorifikimit” të dobësimit, gratë kanë më shumë probleme me peshën se sa burrat. Studiuesit gjithashtu kanë gjetur se gratë që konsumojnë shumë alkool, janë ato që duan ta kenë nën kontroll peshën trupore, gjë që i bën më të prira të shkojnë drejt “drunkorexisë”.

Emocionet e padëshiruara

Studiuesit tregojnë se “drunkorexia” mund të fillojë nga konsumimi i alkoolit për qëllim të qetësimit, gjë që i referohet sjelljes kur dikush konsumon alkool duke mos dashur të mbetet prapa nga ajo që bën shoqëria apo rrethi, si dhe nga frika se mos refuzohet nga të tjerët. Konsumimi i alkoolit, shpesh në sasi të mëdha, është sjellje që shpesh konsiderohet si normale dhe që vlerësohet si festim e lirim nga stresi, aq sa mungesa në këso lloj tubimesh mund të stigmatizohet.

Si rezultat “drunorexia” nga ata që e praktikojnë shihet si mekanizëm mbrojtës nga stresi psikologjik e emocional. Por, një studim që është bërë në vitin 2020 ka gjetur se përjetimi i ankthit, depresionit dhe gjendja jo e mirë emocionale janë të lidhura me “drunkorexinë”.

“Adoleshentët që përjetojnë ankth dhe çrregullime emocionale mund të jenë të prirë të shkojnë drejt ‘drunkorexisë’ si strategji që të ulin efektin negativ që shkakton ankthi që kanë”, kanë deklaruar studiuesit.

Studiuesit gjithashtu kanë gjetur se përjetimi i nivelit të ultë të vetëvlerësimit që është i lidhur me pamjen fizike, gjithashtu mund të rrisë mendimet vetëkritike si dhe përfshirje nga emocionet negative që çojnë drejt “drunkorexisë”.

Një studim i vitit 2022 ka pasqyruar këto gjetje, ku studiuesit zbuluan se ankthi që shkaktohet nga pamja fizike dhe shtimi i peshës mund të iniciojë sjellje të pashëndetshme që çojnë drejt “drunkorexisë”.
Këto sjellje mund të shihet si “masë sigurie” nga dikush dhe kjo gjë rrit ankthin e atyre që duan të sigurohen që nuk do të shtojnë peshën nga e cila kanë frikë.

Një tjetër studim që është bërë në vitin 2019 ka gjetur se “drunkorexia” ka të bëjë edhe me mungesën e vetëdijes se çfarë mund të shkaktojë brenda trupit konsumimi i alkoolit dhe mungesa e vlerave ushqyese duke çuar në mossinjalizim të urisë. Studiuesit kanë vënë në pah rëndësinë që kanë ndjenjat e urisë, të cilat sinjalizojnë trurin se trupi ka nevojë të ushqehet, pa u ndjerë në faj, apo i kërcënuar, të ketë një lidhje të shëndetshme me atë lloj ushqimi që konsumon.

Në fakt, një studim që u bë në vitin 2022 ka gjetur se vëmendja mund të jetë mjet i rëndësishëm për ta luftuar “drunkorexinë”, pasi kushtimi i vëmendjes ndaj organizmit ka të bëjë me më pak kequshqyerje dhe përdorim të alkoolit. Studiuesit gjetën se vëmendja e plotë ndaj ngjarjeve, këndvështrimi që nuk përmban paragjykim ndaj vetes, si dhe prezenca e plotë në momente të caktuara duke i kushtuar vëmendje, kanë pasur lidhshmëri me nivel më të ulët të “drunkorexisë”.

Sipas studiuesve “drunkorexia” meriton të ketë vëmendje serioze dhe intervenim. Adresimi i saj shpesh kërkon që të ketë udhërrëfim profesional, ambient mbështetës, reflektim me vetveten, rritje të vetëdijes ndaj mekanizmave mbrojtës të vetvetes dhe se a janë me të vërtetë ata duke të ndihmuar, si dhe përpjekje me vetëdije të plotë për të vepruar kundër mendimeve të këqija vetëkritike duke pasur mirëkuptim ndaj vetes.

“Shërimi i marrëdhënies që ke me ushqimin dhe alkoolin është absolutisht i mundshëm, çelësi qëndron tek edukimi i vetvetes drejt lidhjes së shëndetshme me vetveten së pari”, ka thënë Mark Traveras, specialist i psikologjisë, i cili është lider i terapisë “Awake” (Zgjimi), e cila përmes telefonit e videove ofron këshillim dhe trajnim për individë në 40 vende të botës.