Lifestyle

“Prada” dominoi në Javën e modës për meshkuj në Milano

Java e modës në Milano për meshkuj konsiderohet më e rëndësishmja sa u përket brendeve që i paraqesin koleksionet e tyre në të.

Këtë vit vëmendjen më të madhe e mori marka “Parda”.

Dy disenjatorët, Miuccia Prada dhe Raf Simons, prezantuan një punë fantastike për publikun.

Shfaqja nisi me shprehjen "u bën jehonë vetë veshjeve, të zgjatura ose të shkurtuara", e cila tingëllon e çuditshme në fillim, por me të parë shfaqjen kuptohet shumë mirë.

Sfilata përbëhej nga xhaketa me jakë të mprehtë, xhemperë me pulla disa prej tyre kishin edhe formën e një xhakete të leshtë. Kryesisht pjesa e gjoksit ishte e zhveshur..

Pantallonat ishin të holla dhe të ngushta me rrudha përpara dhe mbrapa.

Veshjet kishin prerje gjeometrike, por saktësia në qepje ishte e dukshme.

Në sfilatë binin në sy ngjyra e gjelbër e mbyllët e njohur si ngjyra e ushtarëve dhe marinës, ngjyra karamele, portokalli dhe e kaltër.

Sipas shumë kritikëve të modës, sfilata mban kulmin e dizajnit minimalist.

Një xhaketë e bardhë pa kapele që i ngjante jastëkut që shërbente si ftesë për shfaqjen, ishte e parapëlqyera e mysafirëve.

Me përjashtim të disa prej atyre jakave me majë, ky ishte një koleksion tërësisht pa printime.

Jashtë shfaqjes kishte shumë të rinj e të reja që brohorisnin për grupin e djemve koreano-jugor “Enhypen”, të cilët ishin të pranishëm në sfilatë.