Një studim i ri i publikuar në gazetën Diabetes, ka gjetur se pirja nga shishet e plastikes mund të shkaktojë diabet të tipit 2.
Sipas studimit kimikati i quajtur BPA, i cili përdoret për të krijuar shishe plastike, paketime të ushqimit e enë nga plastika, mund të reduktojë ndjeshmërinë e hormonit të quajtur insulinë, i cili është rregullator i metabolizmit dhe nivelit të sheqerit në gjak, shkruan The Independent.
Këto gjetje i kanë shtyrë studiuesit që të kërkojnë nga Agjencia e Mbrojtjes së Ambientit në SHBA (EPA), masa më strikte për paketimet e plastikës.
Studimet që janë bërë më parë tashmë kanë vënë dritë mbi rrezikshmërinë që ka kimikati Bisphenol A, i cili përdoret për krijimin e paketimeve nga plastika. Ky kimikat i rrezikshëm mund të ndikojë keq në proceset hormonale te njerëzit.
Ndërkohë që studiuesit, kimikatin BPA po e konsiderojnë si një ndër shkaktarët e diabetit, asnjë studim i mëparshëm nuk e bërë në mënyrë të drejtpërdrejtë shkaktar.
“Gjetjet e këtij studimi janë të parat që sigurojnë informacionin që BPA-ja mund të rrisë rrezikun nga sëmundja e diabetit të tipit 2”, thuhet në deklaratën e studiuesve nga Universiteti i Kalifornisë.
Studiuesit u caktuan si detyrë 40 pjesëmarrësve të shëndetshëm, që të marrin placebo ose rreth 50 mikrogramë BPA çdo ditë, për 1 kg të peshës së tyre trupore.
EPA e konsideron të sigurt dozën e BPA-së që u përdor në studim.
Ata persona që u trajtuan me BPA, pas katër ditësh, patën më pak ndjeshmëri ndaj insulinës, ndërkohë që e kundërta u pa tek ata që përdorën placebo.
“Këto rezultate sugjerojnë se edhe doza e BPA-së që konsiderohet nga EPA-ja të jetë e sigurt, duhet të rishqyrtohet si dhe mjekët duhet të ju tregojnë pacientëve për këto ndryshime”, paralajmërohet në deklaratën e studiuesve.
Në deklaratë gjithashtu thuhet se duke reduktuar ekspozimin ndaj BPA-së e duke e zëvendësuar atë me paketime nga metali, mund të ulet rreziku nga diabeti.
Shishet e plastikës përdoren në mbarë botën dhe rreziku nga kimikatet që përmbajnë po bëhet çdo ditë e më i madh, prandaj ky thuhet se studim është bërë në mënyrë që të rritet vetëdija mbi ndikimin që kanë në shëndet këto kimikate.
Një tjetër studim që u publikua së fundmi në gazetën Eco-Environment & Health, ka gjetur se shishet e plastikës që ekspozohen në dritë të diellit mund të lirojnë kimikatë tejet të rrezikshme.
Është gjetur gjithashtu se gjashtë tipe të ndrysmë të shisheve të plastikës lirojnë komponime me toksicitet të lartë, të cilat njihen si shkaktar të kancerit, duke tërhequr vërejtjen për rrezik serioz ndaj shëndetit.