Bulmeti konsiderohet ushqim i nevojshëm për shëndet të mirë në përgjithësi, por ka disa ushqime që janë të bëra me bulmet e që nuk janë të mira për shëndetin e zemrës, shkruan India.com.
Produktet e bulmetit që kanë shumë yndyrë, të tilla si qumështi me përqindje të madhe të yndyrës, djathërat e yndyrshëm si dhe gjalpi, duhet të evitohen. Këto ushqime nuk duhet të konsumohen në baza ditore në mënyrë që të mos ngrihet niveli i kolesterolit në gjak.
Qumështi i kondensuar e i ëmbëlsuar është po ashtu produkt i bërë nga bulmeti, por që shkakton dëme në organizëm sepse përmban shumë kalori dhe sheqer të procesuar.
Akullorja, një tjetër ushqim me përbërje të qumështit, përmban gjithashtu shumë sheqer, yndyra të pashëndetshme.
Jogurti më shije frutash, është mjaft i dëmshëm për organizmin sepse si akullorja përmban shumë sheqer të shtuar. E përveç sheqerit artificial, jogurtët me shije frutash përmbajnë lloje të ndryshme të përforcuesve të shijes.
Djathi i procesuar, sikur qumështi i kondensuar, përmban shumë yndyra të ngopura, të cilat nuk janë të mira për shëndet. Përveç këtyre yndyrave, ky djathë përmban shumë krip gjë që ngrit tensionin e lartë të gjakut.