Balancimi i nivelit të sheqerit në gjak është gjë e nevojshme për shëndetin në përgjithësi. Për të arritur këtë gjë nevojitet të konsumohen ushqimet e duhura.
Times Of India ka renditur disa ushqime që mund të ndikojnë në uljen e sheqerit në gjak në mënyrë natyrale.

Bademet ndihmojnë në balancimin e sheqernave në gjak sepse përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteinë dhe fibra.
Për më tepër bademet kanë aftësi të përmbushin ndjenjën e të qenit të ngopur, gjë që nuk e bën organizmin të ketë nevojë për më shumë ushqime me sheqer.

Perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi, janë të pasura me vlera ushqyese, vitamina, minerale e antioksidantë.
Këto perime mund të rregullojnë nivelin e sheqerit në gjak sepse përmbajnë fibra, të cilat ndihmojnë tretjen dhe nuk lejojnë grumbullimin e sheqernave.

Lagumet, pjesë e të cilave janë bimët bishtajore si fasulet, bizelet e thjerrëzat, ndikojnë për të mirë kur bëhet fjalë për nivelin e sheqerit në gjak.
Këto ushqime përmbajnë fibra, proteina, vitamina e minerale të nevojshme për stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Kanella, gjithashtu vepron si terapi natyrale për zvogëlimin e nivelit të sheqerit në gjak.

Ullinjtë, të cilët përmbajnë yndyra të shëndetshme, sasi të bollshme të fibrave dhe vitaminës E, ndikojnë si stabilizues në nivelin e sheqerit në gjak.