Shëndeti i syve

Pesë simptome të mungesës së vitaminës A

Ushqimet me vitaminë A

Ushqimet me vitaminë A

Përveç vitaminës D e C, janë edhe disa vlera të tjera ushqyese që janë po aq të rëndësishme për trupin. Kur ka mungesë të ndonjë vitamine apo minerali, trupi fillon të tregojë disa shenja. Vitamina A është vlerë ushqyese esenciale kur bëhet fjalë për të parit, pasi mbështet funksionimin normal të syve.

Një nga shenjat e para të mungesës së vitaminës A është mungesa e të parit, shembull kur nuk ka dritë të pranishme gjatë natës. Kjo gjendje njihet si “nyctalopia” dhe mund ta bëjë të vështirë të shihet qartë në ambient pa dritë të mjaftueshme, shkruan India.com.

Shenjë tjetër që tregon mungesën e vitaminës A është lëkura e thatë. Kjo vitaminë është e rëndësishme për lëkurë të shëndetshme, mungesa e saj mund të shkaktojë thatësi, dëmtim dhe gjendjen e njohur si “hiperkeratosis”, nga e cila shkaktohen disa puçrra të vogla e të shpeshta.

Vitamina A luan rol të rëndësishëm në shërimin e plagëve. Nëse në trup shkaktohet ndonjë lëndim apo plagë, mungesa e kësaj vitamine vonon shërimin.

Vitamina A është e rëndësishme edhe për imunitetin. Mungesa e saj mund ta dobësojë atë duke e bërë trupin të jetë më i prirë për infeksione, sidomos ato të rrugëve të frymëmarrjes.

Përveç që mund të ulë të parit gjatë natës, mungesa e vitaminës A, mund të shkaktojë edhe të tjera probleme me sy përfshirë tharjen e tyre, inflamacion e madje edhe ulcerë e verbërim.

Ushqimet më të pasura më vitaminë A janë: spinaqi, brokoli, karotat, patatet e ëmbla, kungulli, domatet, specat e kuq, vaji i peshkut, vezët e qumështi.