Humbja e peshës kërkon përkushtim e dedikim, prandaj personat që janë në proces të humbje se peshës mund të ndihen të lodhur.
Në rrugëtimin e humbjes së peshës ka dietë, ushtrime, dedikim, përkushtim. Fillimet mund të jenë energjike, por me kalimin e kohës personi që është duke përshkuar këtë rrugë ndjen lodhje dhe për këtë gjë India.com ka renditur disa këshilla.
Këshilla e parë është të kontrollohet sasia e kalorive që konsumohen. Në mënyrë që pesha e tepërt të humbet, duhet të konsumohen më pak kalori e të djegën më shumë. Këshillohet që të mos fillohet menjëherë me pakësimin e kalorive por më gradualisht, duke u fokusuar në ushqime që përmbajnë vlera ushqyese për të cilat ka nevojë trupi.
Këshilla e dytë është balancimi i mikornutrientëve. Mikronutrientë janë karbohidratet, proteinat dhe yndyrat në shujta ushqimore. Karbohidratet sigurojnë energjinë, proteinat mbështesin ndërtimin e muskujve dhe yndyrat ndihmojnë prodhimin e hormoneve dhe absorbimin e vlera ushqyese. Në mënyrë që të humbet pesha e tepërt e të mos ndihet lodhja, duhet konsumuar karbohidrate komplekse si fasulet, tërshëra e drithërat e plota, proteina që nuk përmbajnë yndyra, si mishi i pulës pa lëkurë, mishi i lopës pa yndyrë, ushqimi i detit e vezët, si dhe yndyra të shëndetshme që mund të merren nga arroret dhe vajrat bimore.
Këshilla e tretë është marrja e sasisë adekuate të proteinave. Proteina është esenciale kur bëhet fjalë për humbjen e peshës sepse mundëson formim të mirë të muskujve dhe ndihmon metabolizmin. Duhet të konsumohen sasi të proteinave që i përshtaten nevojave individuale duke mos e tepruar.
Këshilla e katërt është fokusimi në ushqime që kanë vlera ushqyese si vitamina, minerale e antioksidant në mënyrë që trupi të marrë energjinë e nevojshme. Duhet të konsumohen shumë fruta e perime si dhe të tjera ushqime si drithërat në mënyrë që trupi të mos pësojë lodhje.
Këshilla e pestë është hidratimi i rregullt. Pirja e ujit është e domosdoshme kur bëhet fjalë për humbjen e peshës së tepërt dhe mbajtjen e energjisë trupore në nivelin e duhur. Dehidrimi mund të çojë në lodhje të jashtëzakonshme dhe të rrit mosfunksionimin normal të trurit duke shkaktuar harresë. Duhet pirë ujë rregullisht përgjatë ditës duket limituar konsumimin e pijeve me sheqer të shtuar.