Lifestyle

Pesë mënyra për të humbur peshë mbi moshën 50-vjeçare

Humbja e peshës së tepërt mund të bëhet më e vështirë kur bëhet fjalë për personat mbi moshën 50-vjeçare.

Mjekët e dietologët kanë disa këshilla lidhur me këtë çështje, shkruan “India.com”.

Sikur për personat nën 50 vjeç, ashtu edhe për ata që janë mbi këtë moshë vlen rregulla e të ngrënit më shumë fruta e perime. Kjo për shkakun se këto ushqime përmbajnë më shumë fibra dhe vlera ushqyese të nevojshme për organizmin. Ushqimet e shumë-procesuara si biskotat, shkopinjtë e njelmët, mishrat e përpunuar duke përfshirë suxhukun, salsiçet e sallamin, duhet eliminuar nga përditshmëria.

Mënyra e dytë është lëvizja më intensive. Kjo nënkupton se në mënyrë që një person të heqë peshën e tepërt duhet të bëjë më shumë ushtrime apo të ecën më shumë çdo ditë. Përveç kësaj duhet të shpejtojë edhe ritmin e lëvizjeve. Ushtrimet përmirësojnë dukshëm metabolizmin si dhe shëndetin mendor. Mjekët po i konsiderojnë të mira ushtrimet kardiovaskulare.

Mënyra e tretë është gjumi i rregullt. Gjumi adekuat është esencial për një person që të bjerë në peshë. Rekomandohet që një person që dëshiron të humbë peshë të bëjë gjumë shtatë deri në tetë orë çdo natë.

Mënyra e katërt është hidratimi. Konsumimi i rregullt i ujit ndihmon organizmin të qëndrojë i hidratuar dhe të tretë më mirë ushqimin. Përveç kësaj uji ndihmon edhe në zvogëlimin e dëshirës për të ngrënë gjëra të pashëndetshme. Pijet me sheqer janë të dëmshme për shëndetin në përgjithësi dhe nuk ndihmojnë në uljen e peshës së tepërt.

Mënyra e pestë është menaxhimi i stresit. Ushtrimet dhe hidratimi i ndihmojnë trupit të qëndrojë larg stresit. Personat e stresuar priren të konsumojnë ushqim të shumë-përpunuar duke mos pasur nën kontroll sasinë, kështu pastaj krijohet edhe stresi oksidativ gjë që është problem për humbje peshe. Dikush që dëshiron të humbë peshë duhet t’i evitojë situatat stresuese e të fokusohet në misionin e humbjes se peshës duke bërë ushtrime qetësuese si yoga apo pillates.