Lifestyle

Pesë mënyra për ta ulur nivelin e kolesterolit

Kolesteroli

Shumë njerëz kanë probleme me rritjen e nivelit të kolesterolit apo yndyrës së pashëndetshme në gjak. Por, ka disa mënyra pët ta ulur atë.

Times Of India, ka shkruar se në mënyrë që të ulet niveli i yndyrave të pa shëndetshme në gjak, në mëngjes duhet të konsumohet një gotë ujë me fara chia.


Farat Chia janë të pasura me acidin yndyror Omega3, fibra dhe antioksidantë, të cilat e ndihmojnë organizmin duke e bërë që të mos e përthitë yndyrën në rrjedhën e gjakut.

Për ta ulur kolesterolin, këshillohet të konsumohen drithërat e plota, të cilat njihen si më të mirat për shëndetin e zemrës. Tërshëra përmban fibra të nevojshme për organizmin të cilat nuk lejojnë grumbullimin e yndyrave të panevojshme në gjak.

Fibrat, të cilat ndodhen në fruta e perime të ndryshme, ndihmojnë organizmin të bëjë më mirë tretjen e ushqimit të konsumuar duke ulur kështu edhe nivelin e yndyrave të pashëndetshme në gjak dhe duke i larguar nga trupi para se të fillojnë të shkaktojnë ndonjë dëm.

Aktiviteti fizik luan rol të rëndësishëm për organizmin në përgjithësi e po ashtu në parandalimin e grumbullimin të yndyrave të pashëndetshme në gjak. Ushtrimet e rregullta ndihmojnë në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ndihmojnë rritjen e nivelit të yndyrave të shëndetshme, të cilat e bëjnë trupin më energjik.

Farat dhe arroret që mund të ulin nivelin e kolestolit janë, farat e lirit, arrat dhe bademet, të cilat përmbajnë yndyra të shëndetshmë.