Shëndet

Pesë maska që mund të përgatiten në shtëpi për shkëlqim të lëkurës

Maska për fytyrë të përgatitura në shtëpi

Maska për fytyrë të përgatitura në shtëpi

Ndërsa vera afrohet dhe moti po ngrohet, rrezet e forta të diellit mund t’i shkaktojnë dëm lëkurës duke ia humbur shkëlqimin dhe duke e irrituar lëkurën. Ka disa mënyra për përgatitjen e maskave të ndryshme për shkëlqimin e lëkurës përgjatë ditëve të ngrohta, shkruan India.com.

Maska me gjelin e bimës aloe vera e përzier me jogurt mban në nivel shkëlqimin natyral të lëkurës duke ofruar freski dhe duke reduktuar shenjat e padëshiruara.

Kosi i trashë mund të kombinohet me pak mente për ndjesi të butë e freski në fytyrë.

Maska me mjaltë dhe domate mund të jetë shumë e mirë për mbrojte të lëkurës pasi edhe mjalti edhe domatet janë të pasur me antioksidant të fuqishëm që e mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe ofrojnë freski e teksturë pa njolla.

Maska me erzën sandalwood dhe ujë trëndafili do ta qetësojë lëkurën duke reduktuar puçrrat e vogla dhe duke rritur shkëlqimin natyral. Uji i trëndafilit largon yndyrën e tepërt që mblidhet në fytyrë kur moti është i nxehtë.

Edhe maska me jogurt e copa shalqiri do të ofrojë shumë të mira për lëkurë. Përveç që e bën atë të shkëlqejë, shalqiri që përmban vitaminën C do ta bëjë të shndrisë duke larguar edhe njollat e pa dëshiruara. Kjo maskë është e mirë për lëkurë të yndyrshme.