Bakteret rezistente ndaj ilaçeve antimykotike apo antibioktikëve po përhapen nëpër botë, e nivelet e vdekjeve nga rezistenca ndaj antibiotikëve janë të parashikuara të dyfishohen, thotë ish-zyrtarja e lartë e Shëndetësisë në Angli.
Dame Sally Davies ka një mesazh të qartë. Ajo ka thënë se njerëzit po përballen me një emergjencë të rritjes së përdorimit të antibiotikëve që mund të ketë ndikime shkatërruese në të gjithë globin.
Davies është bërë një avokate kryesore për veprim global në luftën kundër baktereve rezistente, të njohura si “superbaktere”.
Ajo i tha gazetarëve të Observer se ekziston një rrezik i vërtetë që procedurat rutinë, që nga operacionet kirurgjike deri te lindja, mund të kenë rreziqe të rënda për jetën për shkak të përhapjes së baktereve që kanë rezistencë ndaj antibiotikëve (AMR).
“Rreth një milion njerëz vdesin çdo vit për shkak të përhapjes së rezistencës mikrobiologjike dhe kjo shifër do të rritet në 25 vjetët e ardhshme. Është e frikshme”, ka thënë ajo.
Sipas parashikimeve, deri në vitin 2050, niveli i vdekjeve nga “superbakteret” pritet të dyfishohet, duke treguar se afërsisht 40 milionë njerëz do të humbin jetën në 25 vjetët e ardhshëm, me të moshuarit që janë veçanërisht në rrezik.
“Te të rinjtë, sidomos te fëmijët nën pesë vjeç, AMR po bie, gjë që është një lajm i mirë. Por për njerëzit mbi 70 vjeç, nivelet e vdekshmërisë janë rritur me 80% që nga viti 1990. Kjo është shumë shqetësuese”, ka shtuar ajo.
Siç argumentojnë hulumtuesit, me kalimin e kohës dhe me plakjen e popullatës, më shumë njerëz po jetojnë me sëmundje kronike dhe kjo i bën ata më të prekshëm ndaj AMR-së.
Në përballje me këto kërcënime, mjekët janë përpjekur t’i kufizojnë antibiotikët sa më shumë që të jetë e mundur, ndërsa pacientët janë shtyrë të përfundojnë trajtimet. Megjithatë, keqpërdorimi i antibiotikëve nga mjekët nuk është rruga e vetme për përhapjen e rezistencës.
Problem po konsiderohet fakti se 70% e antibiotikëve përdoren për bagëtitë, duke krijuar një rezervuar kafshësh ku mund të evoluojnë bakteret rezistente.
“Ne po përdorim me të madhe antibiotikë te lopët, pulat dhe delet si alternativë e lirë për t’u dhënë atyre për rritjen ose për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve”, ka thënë Davies.
Këto veprime ndihmojnë bakteret të evoluojnë, duke zhvilluar aftësinë për t’i luftuar antibiotikët, një rezistencë që më pas përhapet nëpër botë.
“Bakteret shumohen rreth çdo 20 minuta. Ato gjithashtu pësojnë shumë mutacione, dhe nëse e bëjnë këtë në prani të antibiotikëve dhe ky mutacion i mbron, ato do të shumohen. Ndërkohë që mund t'i kalojnë këto ndryshime te çdo bakter me të cilën mund vijnë në kontakt”, ka thënë Davies.
Lehtësia me të cilën AMR përhapet bën që të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që njerëzit të mos i keqpërdorin antibiotikët.
Kjo gjë gjithashtu krijon nevojë për zhvillimin e antibiotikëve të rinj dhe Davies edhe këtë e konsideron si problem.
Ajo ka thënë se që nga vitet e ‘80 nuk ka pasur antibiotikë të rinj, të cilët do të mund të hynin në përdorim të rregullt e edhe modeli i tregut që promovon krijimin e tyre është i prishur.
Davies gjithashtu ka theksuar se ka krahasuar ilaçet për presionin e gjakut që duhen marrë çdo ditë, me ilaçet për kancerin që duhet të administratoren për çdo muaj, duke ardhur në përfundim se këto ilaçe ju ofrojnë farmacistëve shumë më tepër fitime.
“Pra, nuk ka asnjë motiv për ta zhvilluar antibiotikët e rinj. Ky është problemi”, ka thënë ajo.
Sipas Davies, nuk janë të pazgjidhshme problemet në lidhje me përpalljen me AMR, por ato duhet të adresohen me urgjencë.
“Forumi i G7-ës i shteteve të industrializuara të paktën e ka njohur krizën. Megjithatë, ende ka mungesë të veprimeve të mjaftueshme dhe kjo duhet të trajtohet si një imperativ vitin e ardhshëm”, ka theksuar ajo.