Pranvera veçse ka filluar, kështu, me ardhjen e saj, ngjyrat dhe materialet interesante dalin në pah.
Nga sfilatat e fundit dhe krijimet e markave më në zë në botë kemi mundur të dallonim disa nga trendët dominues për sezonin pranverë/verë që po na pret.
Renditen 9 ngjyra dhe nuanca të cilat do të jenë trend:
1. Metalikë e lëngshme:
Këtë material e kemi parë shpesh në sfilata nga markat si: “Blumatine”, “Alexander McQueen”, “Raph Lauren” dhe “Roksanda”. Ngjyrat metalike më të shpeshta që i hasim janë e argjendta dhe e arta.
2. Pjeshkë:
Ngjyra pjeshkë preferohet shumë për ditët e nxehta, lëkura e nxirë duket shumë bukur me këtë nuancë. Këtë trend e përdorën markat si: “Hermes”, “Missoni” dhe “Balmain”.
3. E bardhë:
Pa diskutim ngjyra e bardhë është çdoherë e pranishme në pranverë dhe verë, butësia, eleganca që përçon kjo ngjyrë dhuron ndjesinë e një flladi. Këtë vit disenjatorët e preferojnë shumë materialin e llanit në ngjyrë të bardhë, gjithashtu dhe veshjet asimetrike në këtë ngjyrë. “Valentino” dhe “Dior” janë disa nga markat që e përdorën më shumë ngjyrën e bardhë.
4. Nuancat e kaltra:
E kaltra në tonet e saj do të jetë një ngjyrë që do ta shohim shpesh në vitrina. Nuk ka rëndësi a e preferoni nuancën e hapur apo të mbyllur, mjafton të jetë e kaltër dhe do të jeni “in” në këtë sezon. “Burberry”, “Givenchy”, “Loewe” dhe “Fendi” janë disa marka që mund të gjeni ide e kombinime me ngjyrën e kaltër.
5. E kuqe vishnje:
Pa diskutim “Ancora” nga “Gucci” është arsyeja kryesore pse kjo e kuqe e mbyllur është dominuese këtë vit. Marka realizoi disa koleksione si për femra edhe për meshkuj me këtë ngjyrë që mori zemrat e publikut. E kuqe në vishnjë është nuancë lehtë e kombinueshme edhe me aksesorë lëkure. Pos “Guccit” edhe “Chanel” e “Valentino” e përdorën këtë nuancë në koleksione.
6. Nuancat e të gjelbrës:
“Bottega Veneta” është brendi që njihet më shumë për përdorimin e ngjyrës së gjelbër, por për këtë sezon ishte “Ferragamo” që e bëri trendi me nuancën e mbyllur që e përdori në koleksionin e fundit. Veçmas këtyre markave dhe “Loewe” e “Blmain” përdorën nuanca nga e gjelbra.
7. “Lilac”
“Lilac” quhet nuanca e vjollcës që do ta shohim shpesh në pranverë dhe verë, një vjollcë e lehtë e ngjashme me lulen lavandër ishte nga më të pëlqyerat e disenjatorëve. Kjo ngjyrë kombinohet shumë mirë me metaliken e argjendtë. Maison Magiela, Tanner Fletcher dhe “Rabanne” përdorën këtë vjollcë të lehtë.
8. Gjalpë e verdhë:
Vera njihet për ngjyrat pastel, këtë vit e verdha e quajtur si “Gjalpë e verdhë” do të jetë e pashmangshme për fashionistët. “Celine”, “Bottega Venetta”, “Loewe” dhe “Coperni” na dhanë komplete dhe fustane më këtë nuancë.
9. Gri qymyri:
“Belenciaga” dhe Brandon Maxwell njihen për përdorimin e ngjyrave më të errëta, për këtë sezon larg të zezës markat përdorën ngjyrën gri. Fustanet me këtë ngjyrë do të jenë ideale për një mbrëmje elegante.