Lifestyle

Mishi i kuq e i procesuar rrit rrezikun nga diabeti i tipit 2

Mishi i kuq e i procesuar

Mishi i kuq e i procesuar

Sipas të dhënave të një studimi që u publikua në “The Lancest Diabetes & Endrocrinology”, konsumimi i rregullt i mishit të procesuar mund të rrisë rrezikun  nga diabeti i tipit 2.

Studimi ka krahasuar konsumimin e mishit të procesuar dhe atij të paprocesuar dhe lidhshmërinë që mund të kenë me diabetin e tipit 2, ka thënë autorja e studimit, doktoresha Nita Forouhi nga Universiteti i Cambridgeit në Britani, shkruan CNN.

Diabeti i tipit 2, një sëmundje kronike që ndodh kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë, është tipi më i shpeshtë i diabetit. Nëse nuk menaxhohet, kjo sëmundje mund të çojë në probleme si sëmundja e zemrës, sulmi dhe sëmundja e veshkave.

Studimi i ri sugjeron të ulet konsumimi i tepërt i mishit ani pse studimi nuk mund të konkludonte se diabeti shkaktohet direkt nga mishi.

Studiuesit analizuan të dhënat e gati 2 milionë njerëzve nga 20 vende. Ekipi gjithashtu përllogariti edhe faktorë të tjerë, përfshirë kualitetin e mënyrës së të ngrënit, aktivitetin fizik, konsumimin e duhanit, alkoolit, energjinë dhe indeksin e peshës trupore, të cilat mund të ndikonin në rezultate.

“Sidoqoftë, të dhënat nuk lejonin studiuesit që të merrnin në konsideratë të tjerë faktorë që kontribuojnë në diabetin e tipit 2, si për shembull, historia familjare e rezistenca ndaj insulinës”, ka thënë doktori Duane Mellor, nga Universiteti Aston ne Britani, i cili nuk ishte i përfshirë në studim.

Sipas tij, këta faktorë janë më të lidhur me rrezikun e zhvillimit të sëmundjes se diabetit, sesa faktorët që studiuesit kanë analizuar.

Ani pse pati limitime, provat që u gjetën në studim dhe rekomandimet e tanishme rreth mënyrës së të ngrënit rekomandojnë fuqishëm që të mos teprohet konsumimi i mishit.

Rekomandohet që mishi i kuq e ai i procesuar të zëvendësohen me mishra të tjerë si ai i shpendëve dhe të përdoren alternative të tjera si bizelet, fasulet, thjerrëzat e djathi tofu.

Studimi ka sugjeruar se zëvendësimi i mishit të kuq e atij të procesuar me atë të shpezëve tregonte rezultate të mira në uljen e rrezikut nga diabeti i tipit 2.

“Dihet mjaft mirë që proshuta e derrit, krem viçet, salsiçet, sallami janë mishra të shumë procesuar, të cilët përmbajnë shumë lloje të ndryshme të kemikaleve e shtesave, kanë përmbajtje të lartë të kripërave, gjë që i bën të jenë të shëndetshëm, ndërkohë që ka opsione e mishra që janë të mirë për t’u konsumuar”, ka thënë Forouhi.

Përveç që duhet të konsumohen ushqime më të shëndetshme rekomandohet që të bëhen edhe ushtrime e aktivitet fizik.