Pasi në treg ka shumë produkte për kujdesin e lëkurës së fëmijëve, nuk do të thotë se të gjitha janë të mira. Megjithatë nuk duhet provuar të gjitha në mënyrë që të kuptohet se cili produkt po funksionon më mirë ndaj lëkurës së fëmijës sepse ndërkohë mund të dëmtohet lëkura e tyre, e cila është shumë delikate.
Dermatologia Kristen Cook, ka thënë për CNN se kur prindërit shkojnë për të blerë këto produkteve, rëndësi duhet t’i kushtohet udhëzimit për përmbajtjen e tyre.
“Duhet të shikohet për produkte që kanë strukturë të trashë, kremoze dhe pa aromë”, ka thënë ajo.
“Më kujtohet se kur u bëra nënë për herë të parë, sa herë shkoja për të blerë produkte për kujdesin e lëkurës së bebes time, kisha një ndjenjë paniku, se mos po blija diçka që nuk duhet”, ka thënë ajo, duke shtuar se këto blerje mund të jenë tepër të thjeshta vetëm duke u bazuar në strukturën e kremës.
Por ajo gjithashtu ka bërë të ditur se mbishkrimi “fragrance free” (pa parfume) do të thotë se produkti nuk përmban aroma të shtuara për ta bërë të ketë aromë të mirë.
“’Pa parfume’ nuk është e njëjtë me ‘pa aromatizues’”, ka cekur Cook.
Për fëmijët e rëndësishme është gjithashtu të shikohet për produkte që përmbajnë sa më pak kemikale të dëmshme, të cilat quhen “parabene” dhe “ftalate”, pasi që këto produkte janë të dëmshme. Rekomandohet të përdoren produkte me kualitet të lartë.
“Kujdesi ndaj lëkurës nuk do duhet të jetë domosdoshmërisht shumë i kushtueshëm”, ka thënë dermatologia Marisa Garshick, duke shpjeguar se ka produkte në treg që janë me kualitet të lartë ndërkohë që çmimin e kanë të ulët.
Sipas saj e rëndësishme është që produkti të mbrojë barrierën e lëkurës, të mos përmbajë kemikale të dëmshme dhe të jenë pa parfum.
“Nuk duhet të përdoren sapunë apo shampo e kremra që përmbajnë retinoide e acide eksfoliuese, sepse lëkura e bebes nuk ka nevojë për to”, ka thënë ajo.
Dermatologia Jodi LoGerfo ka theksuar se shampot e kremrat e bebeve vajza nuk duhet të kenë pH-në shumë të lartë, sepse mund të shkaktojë kruarje, hollim të lëkurës, irritim dhe infeksion në zonën e pelenës.
“Përbërësit që duhet evituar janë: sodium lauryl sulfat (SLS), ngjyruesit artificialë me të kuqe e të verdhë, të cilët janë të njohur si shkaktarë alergjish dhe normalisht aromatizuesit”, ka thënë ajo duke shtuar se këto kemikale shkaktojnë dëme të mëdha në lëkurë.