Lifestyle

Koha më e mirë për të pirë ujë

Uji

Ndërkohë që çdo ditë e më shumë raportohet se sa i ndihmon organizmit hidratimi, ekspertët shëndetësorë bëjnë të ditur se pirja e ujit është zakon esencial.

Times Of India ka shkruar se pirja e ujit është e  nevojshme për çdo proces të organizmit dhe rrit mirëqenien trupore në përgjithësi.

Në mëngjes

Pirja e ujit menjëherë pas zgjimit nga gjumi është e rekomandueshme sepse trupi nis të dehidratohet pas orëve që bëhen në gjumë. Pirja e një gotë ujë në mëngjes i ndihmon trupit që t’i rikthejë lëngjet, rrit metabolizmin dhe energjinë.

Para çdo vakti

Pirja e një gote me ujë para çdo vakti ndihmon në zvogëlimin e urisë dhe inkurajon kontrollimin e sasisë së ushqimit që konsumohet, gjë që e bën më të lehtë të mbahet nën kontrollë pesha e duhur trupore. Për më shumë, pirja e një gotë me ujë para vakteve ushqimore ndihmon tretjen dhe ndihmon organizmin të absorbojë vlerat e nevojshme ushqyese.

Me ushqim

Pirja e ujit ndërkohë që konsumohet ushqimi është gjithashtu e rekomandueshme sepse ndihmon procesin e tretjes. Por me rëndësi është të kontrollohet sasia, në mënyrë që të mos teprohet.

Para ushtrimeve

Pirja e ujit para fillimit të ushtrimeve është e nevojshme në mënyrë që të anashkalohet dehidratimi. Pirja e ujit para ushtrimeve ndihmon kohëzgjatjen e tyre dhe rekomandohet të pihet uji edhe gjatë ushtrimeve pasi ndihmon në zëvendësimin e lëngjeve të humbura.

Para gjumit

Pirja e një gote me ujë para gjumit është gjithashtu e rekomandueshme sepse ndihmon në parandalimin e dehidratimit të organizmit gjatë gjumit, por duhet t'i kushtohet vëmendje sasisë në mënyrë që të mos ndërpritet gjumit për të shkuar në banjë.