Përvoja e dhimbjes së kokës nga vera e kuqe është dokumentuar që nga kohët romake, por ndoshta është kaq e vjetër sa vetë vera, diku rreth 10,000 vjet.
The Conversation ka shkruar se Andrew Waterhouse, i cili është profesor në Universitetin e Kalifornisë dhe Apramita Devi, e cila është shkencëtare e studimeve për ushqim dhe teknologji në këtë universitet, kanë bërë testime të përbërësve të verës së kuqe dhe kanë gjetur se pigmenti që gjendet në lëkurën e rrushit të zi, mund të jetë shkaktar i dhimbjes se kokës si dhe skuqjes në fytyrë.
Studimi i kimistëve ka sugjeruar për një përbërës të veçantë në verë që e pengon alkoolin dhe i rrit nivelet e etanolit. Ky përbërës është ‘quercetina’, që gjendet në lëkurën e rrushit. Dhe sipas ekspertëve, nëse metabolizmi i njeriut nuk mbërrin ta përpunojë mirë “luftimin” e alkoolit nga ‘quercetina’, atëherë nxiten kokëdhimbje.
Shumë komponime të verës së kuqe janë akuzuar për shkaktimin e dhimbjes së kokës: Sulfitet, aminoacidet biogjenike dhe pigmentet e lëkurës së rrushit, janë më të njohurit.
Problematika e dytë: skuqja e lëkurës në fytyrë
Disa njerëz përjetojnë skuqje në lëkurë dhe ndjejnë irritim kur pinë alkool, gjë që mund të shoqërohet me dhimbje koke. Kjo ndodh për shkak të një vonese në procesin metabolik të shpërbërjes së alkoolit, kur trupi ka vështirësi në shndërrimin e etanolit në acetat - substancë të padëmshme.
Faza e ngadaltë metabolike shkakton grumbullimin e etanolit, që është substancë toksike e lidhur me kokë dhimbjet pas alkoolit.
Testimi i enzimeve dhe rezultatet:
“Ne zhvilluam një test për të matur se si ‘quercetina’ ndikon në enzimat që shpërbëjnë etanolin. Testet kanë treguar se ‘quercetina’ është rezistuese e mirë e ALDH (enzimës që shndërron etanolin në acetat). Gjithashtu, ‘quercetina’, të cilën trupi e konverton në ‘glukuronid’, mund të ndërhyjë në procesin e metabolizmit të alkoolit dhe të shkaktojë akumulimin e etanolit, duke çuar në inflamacion dhe dhimbje koke”, kanë deklaruar kimistët.
Pigmenti i lëkurës së rrushit është përbërës tjetër i njohur që mund të shkaktojë dhimbje koke, pasi është i pranishëm në më shumë sasi në verën e kuqe sesa në verën e bardhë. Pigmenti është përbërës fenolik që ndihmon bimët të mbrohen nga sëmundjet dhe të shpërndajnë farat. Megjithatë, pigmenti ndodhet edhe në shumë produkte të zakonshme si çaji dhe çokollata, të cilat zakonisht nuk shkaktojnë dhimbje koke. Për më tepër, përbërësit fenolikë janë antioksidantë dhe nuk është e mundur që ato të shkaktojnë inflamacionin që shpesh lidhet me dhimbjen e kokës.
Sulfitet janë fajtorë i njohur për shumë probleme shëndetësore që nga vitet 1990, kur u bë detyrim që të etiketohej prania e tyre në verërat në SHBA.
Megjithatë, nuk ka shumë prova që lidhin direkt sulfitet me dhimbjet e kokës, sepse edhe ushqime të tjera kanë nivele të ngjashme sulfitesh me verën pa shkaktuar të njëjtin efekt.
Trupi i njeriut gjithashtu prodhon rreth 700 miligramë sulfite dhe 20 miligramët që gjenden në një gotë verë nuk janë të mjaftueshme për të shkaktuar shqetësime.
Aminoacidet biogjenike: Disa kimistë mund t’i akuzojnë këto substanca azotike, të cilat gjenden shpesh në ushqime të fermentuara apo të prishura dhe mund të shkaktojnë dhimbje koke. Por, sasia e aminoacideve në verë është shumë e ulët për të shkaktuar probleme të tilla.
Hapat që duhet ndërmarrë:
Nëse ‘quercetin’a është shkaktari i dhimbjeve të kokës nga vera e kuqe, Watrehouse e Devi kanë deklaruar se do të ishte e nevojshme të kryhen më shumë eksperimente me njerëz për të vërtetuar këtë hipotezë.
“Një mundësi do të ishte që të testoheshin dy lloje të verës së kuqe, një me nivele të ulëta dhe një me nivele të larta të ‘quercetinës’, dhe të shihet nëse njëri shkakton më shumë dhimbje koke se tjetri”, kanë deklaruar ata.
Për ta shmangur dhimbjen e kokës, kimistët këshillojnë që të provohet konsumimi i verës së kuqe më të lehtë dhe më të lirë, pasi verërat që prodhohen nga rrushi me më pak ekspozim ndaj diellit priren të kenë nivele më të ulëta të ‘quercetinës’.