Lifestyle

“Java e modës në Paris” prezantoi 108 evenimente

“Java e modës në Paris” solli nisje të karrierave të reja dhe mbyllje të tyre.

Sarah Burton ishte për 26 vjet pjesë e “ALEXANDER MCQUEEN”. Me sfilatën e fundit në Paris ajo bëri përshëndetjen e fundit si disenjatore e markës, për t’i lënë vend Sean Mcgirr. Për njohësit e modës ai njihet për punën e tij në marka si: “Buberry”, “Jw Anderson”.

Koleksioni I fundit nga Sarah ishte një dedikim për Lee Alexander McQueen.

Gjithsej në “Javën e modës” në Paris kishte 108 evenimente.

Koleksioni që pritej me padurim nga dashamirësit e modës ishte ai nga “SAINT LAURENT”, e gjithë skena e sfilatës ishte e realizuar me material mermeri i punuar posaçërisht për “YSL”. Sfilatën e hapi një modele e veshur me kostum njëpjesësh ngjyrë krem dhe rrip në mes, veshje kjo e inspiruar nga xhaketa e famshme e markës e titulluar “Safari”, e krijuar në vitin 1968 për një fotosesion të revistës “Vogue”. Ky koleksion cilësohej një perfeksion i realizuar nga Anthony Vaccarello. Modelet në sfilat u shfaqën të gjitha pa çanta.

“The Row” është brendi i preferuar i momentit nga bllogerët që pëlqejnë stilin “The old money style”, brend i krijuar nga binjaket Mary-Kate dhe Ashley Olsen. Në sfilat peshqirët e markës ishin vendosur si shall në supet e modeleve.

Një tjetër sfilat që mori vëmendje të madhe në media ishte ajo nga “Acne Studio”. Të ftuara për ta parë sfliatën ishin Rosalia dhe Kylie Jenner, kjo e fundit tani është imazh i markës. Fustanet me ngjyra të ndezura, si e kuqe, e kaltër ishin të preferuarit e publikut. Me koleksionin e fundit Edouard Schneider tregoj se po punon më shumë se “djalli”.

Për Oliver Rousteing fokusi kryesor për realizimin e koleksionit pranverë/verë 2024 ishin lulet. Ai shfaqi 54 veshje, të cilat shfaqën një “Balmain” ndryshe, më intim, më i butë, por prapë kishte fuqinë e gruas më vete. “Kjo është një ushtri, por kësaj radhe një ushti lulesh, dashurie dhe butësie”, tha Oliver.

Një koleksion plot vezullim, gurë, xixa dhe materiale diskoje e prezantoi për publikun “Paco Rabanne”. Së fundi Rabanne ka bashkëpunuar edhe me “H&M”, brend ky më komercial, por që publiku mund t’i gjejë krijimet me çmim më të volitshëm.

Ajo që shkëlqeu në këtë javë mode pa diskutim ishte Victoria Beckham. Një koleksion shumë “Chik” me prerje elegante. Pa diskutim rrjetet sociale i aprovuan të gjitha veshjet. Një bravo për Victorian dhe ekipin e saj.

Për dallim nga viti kaluar, “Schiaparelli” nuk kishte koka të kafshës, por kishte Kendall Jenner me një fustan të kuq i realizuar nga 3650 thonj artificialë.

Kurse Demna, disenjatori i markës revolucionare “Balenciaga”, i tregoi botës edhe një herë se ka lindur për botën e modës. Duke filluar nga ftesa, e cila ishte një libër ku tregohej se si realizohet një xhaketë perfekte. Befasia kryesore e shfaqjes ishte parakalimi i nënës së Demnas, e cila e hapi sfilatën. Për vetë Demnan, kjo sfilatë ishte shumë personale. Inspirim për të ishin njerëzit që kishte punuar ndër vite shumë, ku parakaluan në sfilatë si model. Koleksioni kishte 88 krijime. Në sfilat u shfaqën 87 prej tyre, pasi që veshjen e fundit e kishte Kim Kardashin në trup.

Nga “Balenciaga” kalojmë te një tjetër legjendë e modës e ai është Pier Paolo Piccioli, disenjatori i markës “Valentino”. Sfilata u mbajt në një shkollë arti në Paris dhe kjo ishte një gjetje ideale, pasi më të vërtetë koleksioni ishte një art më vete, jo vetëm modë, por në shfaqje kishte balet dhe muzikë. Sfilatën e hapi përsëri për markën Kaia Gerber me një fustan mini të bardhë. Veshjet ishin të krijuara në formë skulpture, forma këto që e kornizojnë trupin.

Rikthim në pasarelë pati Paris Hillton, e cila sfiloi për “Mugler”.

“Java e modës” në Paris përfundoi si çdoherë me “Chanel”, “Miu Miu’” dhe “Louis Vuitton”.