Mjekësi

Ilaçet hormonale mund të rrisin rrezikun për tumor të trurit

Ilaçet hormonale

Një studim i ri që është realizuar në Francë sugjeron se pacientet që marrin ilaçe të caktuara me hormone si progestogen apo kontraceptivë për probleme gjinekologjike mund të jenë më të rrezikuara nga tumori në tru, raporton The Guardian.

Progestogenet janë hormone si progesteroni dhe përdoren si ilaçeve kontraceptive, për probleme të ndryshme gjinekologjike si për shembull endrometrioza e sindroma e vezoreve policistike. Progestogenet përdoren gjithashtu edhe si terapi për zëvendësimin e hormoneve gjatë periudhës së menopauzës.

Shumë gra në botë që përdorin ilaçe hormonale për probleme gjinekologjike, mund të jenë të rrezikuara nga formimi i një tumori të rrallë në tru. Por ky tumor është i parrezikshëm, jokancerogjen, vetëm se duhet të kryhen ndërhyrje kirurgjike në mënyrë që të largohet, sepse mund të shtypë ndonjë pjesë të trurit, varësisht se në cilën pjesë ndodhet.

Duke përdorur të dhënat e sistemit shtetëror të shëndetit në Francë, studiuesit identifikuan 18.061 gra, që ishin rreth moshës 58 vjeçe, të cilat i ishin nënshtruar operimieve për largimin e tumoreve në kokë, në mes të viteve 2009 dhe 2018. Ata krahasuan çdo rast me pesë raste të tjera të shëndetshme dhe gjetën se ato gra që përdorën ilaçe hormonale për 12 muaj rresht kishin predispozita më të mëdha për zhvillimin e tumoreve në tru, për largimin e të cilëve iu duhej të kryenin ndërhyrje kirurgjike. 

Studiuesit gjithashtu kanë gjetur se këto tumore zakonisht kishin 4.1 herë më shumë gjasa të zhvilloheshin pas përdorimit të ialçit medrogesten, e  2.7 herë më shumë gjasa të zhvilloheshin kur gratë merrnin promegeston. 

Kurse nga ilaçi kontaceptiv që përdoret në formë injektimi, kishin 5.6 herë më shumë gjasa të zhvillonin tumore.
Por pasi që studimi është i tipit mbikëqyrës nuk mund të dëshmojë se këto ilaçe e shkaktojnë tumorin.

Megjithatë rreziqe më të vogla shfaqën ilaçet e njohura si progesterone e dydrogesterone.
Në një deklaratë kompania farmaceutike “Pfizer”, e cila prodhon ilaçin që injektohet, ka thënë se janë në dijeni për rrezikun që shkaktohet nga ilaçi kur ai përdoret për kohë të gjatë.
“Ne jemi në dijeni që ilaçi mund të shkaktojë rreziqe nëse përdoret për kohë të gjatë dhe në bashkëpunim me agjencitë rregullator jemi në proces të përditësimit të etiketave dhe letrave udhëzuese për përdorimin e ilaçit që vijën në paketim, në mënyrë që të përdorim fjalor më adekuat”, thuhet në deklaratën e tyre.

Profesori i spitalit Cedar-Sinai në Californi, Paul Pharoah, i cili është epidemiolog i kancerit dhe nuk mori pjesë në studim, ka kaluar 20 vjet duke studiuar rastet e formimit të tumorit në kokë si pasojë e përdorimit të shpeshtë të ilaçeve hormonale.

Ai ka thënë se ka shumë lloje të ilaçeve hormonale dhe se ato që përdorën në Britani, janë pak më të rrezikshme se të tjerat.

“Është shumë e rëndësishme që gratë të mos e ndalojnë terapinë hormonale pa u konsultuar me doktorët përkatës”, ka thënë ai duke shtuar se rreziku nga këto ilaçe, është tepër i ulët dhe pacientet nuk duhet të shqetësohen për këtë.