Historia familjare

Gjenetika luan rol të rëndësishëm në zbulimin e kancerit në faza fillestare

Zbulimi i kancerit në faza fillestare

Zbulimi i kancerit në faza fillestare

Ndërkohë që nga viti 1990 rastet me kancer janë gjithnjë duke u shtuar edhe tek njerëzit që kanë stil të shëndetshëm jetese e edhe tek ata nën moshën 50 vjeçe, rëndësi ka të dihet historia familjare, gjenet.

Nëse dikush nga familjarët ka qenë i diagnostikuar me kancer, onkologët mund të kërkojnë të bëhen teste edhe tek njerëzit e shëndoshë në mënyrë që të dihet se a mund të ketë probabilitet të sëmundjes sepse sa më herët të zbulohet aq më shumë ka mundësi për të shpëtuar, shkruan The Washington Post.

Gjenetika dhe stili i jetesës së personave në familje mund të trashëgohet tek bebet në mitër. Rëndësi ka ambienti në të cilin është ngjizur e në të cilin rritet bebja, që nga mitra e deri tek përditshmëria.
Faktorët e dëmshëm mund të jenë: ambienti i ndotur me kemikale të dëmshme, si dhe uji, ajri e dheu ku rriten bimët, ushqimet e shumëprocesuara, lëngjet me sheqer të shtuar, të gjitha këto gjëra janë shkaktar potencial të kancerit edhe në moshë të re.

Pirja e duhanit, faktorët gjenetik, mbipesha, qëndrimi ulur dhe konsumimi i përditshëm i pijeve me sheqer të shtuar, janë shkaktarë të rritjes së nivelit të sheqerit në gjak, gjë që shkakton sëmundjen e kancerit në moshë të re.

Bilal Siddiqui, onkolog në Universitetin e Teksasit, ka thënë se ka shumë faktorë ambientalë që shkaktojnë kancer dhe ka ende të tjerë që nuk dihen.

Ai ka thënë se sa më herët të dihet historia gjenetike familjare, aq më mirë, sepse mund të përgatitesh ta identifikosh kancerin në faza fillestare.