Lifestyle

Gjashtë shenja që mund të tregojnë se keni inflamacion në zorrë

Shenja e fshehta që tregojnë se zorrët kanë problem

Kur zorrët kanë problem apo kur krijohet ndonjë inflamacion, trupi reagon duke krijuar probleme të ndryshme shëndetësore, të cilat mund të jenë shenja paralajmëruese se diçka nuk është duke shkuar mirë.

WellAndGood ka shkruar se ka gjashtë shenja që mund të tregojnë për inflamacion të zorrëve.

Problemet me tretjen

Problemet me tretjen mund të jenë shenja më e dallueshme se zorrët nuk janë në rregull.

“Ndjenja e të qenit të fryrë shkaktohet nga gazrat që janë bllokuar në traktin tretës, sidomos kur bakteret janë në proces të tretjes së ushqimit”, ka thënë gastroenterologu Kenneth Brown nga SHBA.

Sidoqoftë, bakteret nuk duhet të jenë prezent në atë zonë në sistemit tretës. Nëse aty ka prani të baktereve, atëherë zorrët kanë inflamacion nga formimi e rritja e një baktere të vogël.

Doktori Brown ka thënë se në zonën e epërme të traktit tretës nuk duhet të ketë asnjë baktere. Nëse aty ka baktere të pranishme shkaktohen probleme shëndetësore të tilla si, sindroma e zorrës së irrituar, ndjenjë kronike e të qenit të fryrë, kapsllëk apo diarre, si dhe jo rehati në abdomen.

Skuqja e lëkurës

Problemet me skuqjen e lëkurës janë një shenjë tjetër që tregon se zorrët nuk janë në rregull.

“Mikrobiomi i zorrëve e bën organizmin të reagojë ndaj inflamacioneve duke ndikuar në zhvillimin dhe progresin e kushteve të lëkurës”, ka treguar Brown.

Ai ka thënë se disbiosa është gjendje që krijohet nga disbalancimi i mikrobiomit të zorrëve, gjë që mund të çojë në gjendje të tilla të lëkurës si aknet, psoriaza, ekzema e rozacea. Kjo ndodh sepse mikrobiomi ndikon duke e dëmtuar barrierën e lëkurës, e cila është esenciale për shëndetin e mirë të lëkurës në tërësi, pasi barriera e saj prodhon komponime me veti antiiflmatore që përmirësojnë hidratimin.

Dëshira për të ngrënë ëmbël

Dëshira e vazhdueshme për të ngrënë ëmbël mund të jetë një tjetër tregues se zorrët nuk janë në gjendje të mirë.

“Kur konsumoni shumë ushqime të ëmbla, mikrobiomi ndryshon duke favorizuar bakteret që iu pëlqen sheqeri. Këto baktere lirojnë kemikale të cilat sinjalizojnë trurin në mënyrë që të ketë nevojë për më shumë sheqer”, ka shpjeguar Brown.

Për ta rregulluar mikrobiomin duhet konsumuar ushqime të shëndetshme si frutat e perimet të cilat përmbajnë fibra e polifenole. Këto vlera ushqyese do t’i reduktojnë bakteret që kërkojnë sheqer.
Humbja e peshës
Humbja e peshës pa dëshirë gjithashtu mund të jetë shenjë se zorrët nuk janë në rregull.

“Çdo gjë që shkakton inflamacion mund të shkaktojë humbje të padëshirueshme të peshës”, ka thënë Brown. Kjo gjendje zvogëlon fuqinë e organizmit për të absorbuar vlera ushqyese dhe mund të shkaktohet nga mosfunksionimi i pankreasit.

Ndryshimi i disponimit

Luhatje e disponimit mund të jenë tregues se zorrët nuk po funksionojnë si duhet.

“Bakteret e mira që gjenden në zorrë i mundësojnë trurit komunikim të mirë me zorrët, gjë që mund të ndikojë në disponim dhe sjellje”, ka thënë Brown.
Hormonet e disponimit si serotonina e dopamina prodhohen në zorrë. Zorrët formojnë rreth 95 për qind të serotoninës dhe këto shifra mund të luhaten kur zorrët nuk janë në gjendje të mirë

Problemet me gjumin

Pagjumësia dhe përgjumja gjithashtu mund të jenë tregues se zorrët janë në rrezik.

“Serotonina është materiali ndërtues i melatoninës, gjë që rregullon ciklin e gjumit. Studimet kanë treguar se zorrët janë burim i prodhimit të melatoninës”, ka shpjeguar Brown.

Kjo do të thotë që sa më shumë të prodhohet melatonina aq më shumë përfiton organizmi si dhe mikrobiomi i zorrëve. Në një studim që është bërë ne Francë në 2023-n, thuhet se melatonina ka fuqi të rrisë prodhimin e baktereve të mira me veti antiiflamatore.

“Nëse mikrobiomi nuk është në gjendje të mirë mund të prishë ritmin e gjumit dhe të shkaktojë pagjumësi.

Në mënyrë që mikorbiomi të qëndrojë i shëndetshëm duhet konsumuar ushqim që përmban vlera ushqyese si fibra, polifenole, prebitoik e probiotik si dhe duhet bërë ushtrime apo ecje duke u munduar të reduktohet sa më shumë stresi.

LEXO EDHE: