Lifestyle

Ecja mund t’i kurojë dhimbjet e shpinës, sipas një studimi të ri

ecja

Foto: Ilustrim

Sipas një studimi të ri të kryer nga një universitet në Australi, ecja, të paktën tri herë në javë mund të ketë “ndikim të thellë” në kurimin e dhimbjeve të shpinës, raporton “Female First”.

“Ecja është ushtrim me kosto të ulët, i qasshëm dhe i thjeshtë, në të cilin pothuajse çdokush mund të përfshihet, pavarësisht nga vendndodhja, mosha apo statusi socio-ekonomik”, ka thënë Mark Hancock, profesor i fizioterapisë në Universitetin Macquarie të Australisë.

Në këtë studim u përfshinë 700 njerëz, të cilët veçse ishin shëruar nga dhimbja e shpinës brenda tre vjetëve të fundit, dhe gjysmës së tyre iu caktuan seanca fizioterapeutike, ndërsa të tjerëve një program specifik ecjeje. 

“Personat të cilët i takonin grupit që ndoqi programin e ecjes, kishin më pak dukuri të dhimbjeve që kufizonin aktivitetin në krahasim me grupin që ndoqi seancat me fizioterapi. Po ashtu, grupi i ecjes kishin periudhë më të gjatë përpara se të kishin përsëritje të dhimbjeve, me një mesatare prej 208 ditësh, krahasuar me 112 ditë të tjetrit grup”, ka shpjeguar profesori Hancock.

Studimi është botuar në revistën “Lancet”.