Lifestyle

Disa zakone që mund t'i parandalojnë problemet me stomakun

problemet me stomakun

Ndërkohë që njerëzit shpesh kanë probleme me stomakun, ekspertët shëndetësorë kanë këshilluar që duhet që çdo mëngjes të aplikohen zakone të shëndetshme, në mënyrë që dita të ecë mirë.

Times of India ka shkruar se mëngjeset duhen të fillohen duke konsumuar një gotë ujë të ngrohtë pasi uji mund të ndikojë në largimin e toksinave nga trupi.

Përveç që largon toksinat, uji i ngrohtë mund t’i rregullojë problemet me stomakun dhe ta përgatisë sistemin tretës për gjithë ditën.

Për mëngjes duhet konsumuar ushqime të pasura me fibra, të tilla si drithërat e plota, frutat e perimet, sepse ato e mbështesin sistemin tretës. Fibrat ndihmojnë për këtë çështje duke parandaluar fryrjen e stomakut.

Kafeina në stomak të zbrazët duhet anashkaluar sepse konsumimi i kafesë e çajit në mëngjes mund të rrisë aciditetin në stomak gjë që mund të qojë në parehati.

Ushqimi i pasur me probiotikë rekomandohet të konsumohet në mëngjes. Ushqime të tilla si kosi e jogurti ndihmojnë rritjen e baktereve të mira në zorrë, të cilat mundësojnë tretje më të mirë të ushqimit duke parandaluar fryrjen.

Ushtrimet si yoga, mund të ndihmojnë gjithashtu sepse këto ushtrime praktikohen duke bërë frymëmarrje të thella të cilat mund t'i relaksojnë muskujt e mendjen. Frymëmarrjet e thella ndihmojnë kundër problemeve të tretjes duke larguar stresin dhe duke ndikuar në shëndetin e mirë të zorrëve.

Yoga mund të përmirësojë edhe qarkullimin e gjakut e tretjen e ushqimit. Lëvizjet e muskujve ndikojnë në lirmin e gazrave dhe parandalimin e frytjes.

Hidratimi është shumë i rëndësishëm. Konsumimi i ujit gjatë periudhës së mëngjesit është i rëndësishëm për organizmin pasi mban në funksionin e duhur traktin tretës dhe parandalon problemet me stomakun që mund të ndodhin si pasojë e dehidratimit.

Shujta e mëngjesit duhet të jetë e balancuar me proteina, karbohidrate e yndyra të shëndetshme.