New York Times, ka renditur disa ide për dhurata për festat e fund vitit, të cilat, sipas tyre, do të mund të zgjasin përgjithmonë, e të “kryejnë punë” përnjëmend.
Dhuratat për të cilat, njerëzit do të ishin mirënjohës, nuk janë gjithnjë të zakonshme. Shpesh, dhuratat më të mira janë ato që dikujt do t'i shërbenin për kryerjen e një funksioni të caktuar.

Gotat e filxhanët e çajit apo kafesë qëndrojnë në krye të kësaj liste, si dhurata mjaft të përshtatshme për festat e fundvitit. Përveç tyre, gjësendet e tjera për kuzhinë, që do të mund të ju pëlqenin adhuruesve të gatimit janë, pjatat, të cilat po konsiderohen të jenë dhuratë e mirë për dikë që ka qejf të koleksionojë enë të ndryshme.
Enë të tjera që do të mund te ishin ide e mirë për dhuratë, janë tenxheret, shporta e bukës apo edhe shporta për mbajtjen e pemëve.

Adhuruesve e gatimit, përveç enëve e tenxhereve do të mund të ju pëlqenin edhe vegla të tjera, si për shembull, një pjatë ndihmëse për lënien e lugës, me të cilën përzien gjellën gjatë gatimit, një set dorezash kundër nxehtësisë, apo edhe një mbajtëse e tenxheres, e cila do të mund të futej nën të në mënyrë që të mos digjet tavolina.

Mbulesat për tavolinë, do të ishin dhuratë e mirë për dikë që ka qejf të dekoroj tavolinën për mysafirët. Përveç mbulesave për këta persona, dhuratë e mirë do të ishin edhe lulet shumëvjeçare.
Çantat e thjeshta të krahut, të cilat do të mund të përdoren për të blerë produkte ushqimore në market apo tek pemëshitësi, gjithashtu po konsiderohen të jenë dhuratë shumë e mirë për adhuruesit e blerjeve.
Si ide të tjera për të ju dhuruar adhuruesve të kuzhinës, janë roboti i kuzhinës, mikseri për pemë e perime, me atë të cilit do të mund të përgatiteshin lëngje të ndryshme në shtëpi, aparati i kafesë, enët nga zinku për ngrohje e ushqimit, holluesi i petëve për pite apo brumëra të ndryshme, mullinjtë për krip apo piper.



Dhurata të mirë për personat që kanë dëshirë të ngjiten nëpër male do të mund të ishin një palë çizme, xhaketa e shiut, apo xhaketa për borë si dhe kapelat e ndryshme.

Valixhet po konsiderohen të jenë dhurata ideale për personat që ju pëlqen udhëtimi. Përveç këtyre edhe çantat e vogla do të mund të ishin ide e mirë.

Dhuratë e mirë për dikë që i pëlqen të merret me kopshtari, do të mund të ishin dorezat e punës si dhe disa vegla kopshti.

Për individ të tjerë që ju pëlqejnë lojërat, dhuratë e mirë do të mund të ishin puzzle, “burrec mos u zemëro” apo domino.

Sa u përket gjumashëve, dhuratë e mirë për ta do të mund të ishte jastëku apo ndonjë batanije.
