Lifestyle

COVID-i çon në tkurrje të tumorit, thonë studiues

covid

Është një listë e gjatë e problemeve shëndetësore të lidhura me COVID-19, nga simptomat që ngjajnë me gripin deri te problemet serioze me zemër.

Por, tani një studim i ri ka zbuluar se COVID-19 mund të ofrojë diçka pozitive – që lidhet me kancerin.

Studiuesit nga Illionis, SHBA, kanë gjetur se infeksioni me COVID lidhet me zvogëlimin apo tkurrjen e kancerit, shkroi The Sun.

Ata vëzhguan molekulat e acidit ribonukleik (ARN) të virusit SARS-CoV-2 dhe zbuluan se molekulat nxitën zhvillimin e një qelize të veçantë në sistemin imunitar që ka veti antikancerogjene.

Qelizat e reja imune kanë qenë në gjendje të lëvizin nëpër enët e gjakut dhe tumoret – diçka që qelizat e zakonshme imune nuk janë në gjendje ta bëjnë.

Ato mund të përdoren për të trajtuar kanceret që janë rezistente ndaj terapive aktuale, sipas shkencëtarëve të Institutit “Northwestern Medicine Canning Thoracic”.

“Këto qeliza fillojnë të sulmojnë direkt qelizat e kancerit, duke ndihmuar në tkurrjen e tumorit”, ka thënë Ankit Bharat, shef i kirurgjisë torakale në institut.

Ky efekt u aktivizua nga infeksioni i rëndë nga koronavirusi dhe u pa veçanërisht i efektshëm kundër melanomës, kancerit të mushkërive, të gjirit dhe të zorrëve.

Bharat ka thënë se ky zbulim hap rrugë të re për trajtimin e kancerit.