Pilates janë ushtrime të njohura për forcimin e trupit, fleksibilitetin dhe balancën.
National Geographic ka shkruar se çfarë thonë ekspertët rreth përfitimeve nga këto ushtrime.
Sipas Kaysha Thomas, mësuese e ushtrimeve pilates, ato janë shpallur si një lloj mënyre për të arritur një trup të hollë dhe të gjatë, por në të vërtetë, fokusi i pilates është të përmirësojë shëndetin e trupit dhe lëvizshmërinë, dhe jo vetëm estetikën.
Pilates u zhvillua në fillim të shekullit të 20-të nga trajneri gjerman Joseph Pilates, fillimisht për rehabilitimin e ushtarëve të plagosur dhe për përmirësimin e lëvizjeve funksionale.
Me kalimin e kohës, fokusimi i tij kaloi nga rehabilitimi në një regjim të popullarizuar ushtrimesh, por parimet thelbësore mbeten të përqendruara në lëvizje të kontrolluara dhe të sakta që synojnë shëndetin e trupit, jo estetikën.
Thomas ka thënë se këto ushtrime janë për të gjithë, pavarësisht moshës apo aftësive.
Çfarë mund të bëjë pilates:
Forca dhe balanca: Forcon muskujt e thellë, përmirëson qëndrimin dhe balancën.
Fleksibilitet dhe lëvizshmëri: Aktivizon muskuj të ndryshëm përmes gamës së plotë të lëvizjes.
Shëndeti i nyjave: Pilates ndihmon në forcimin e ligamenteve, pa krijuar stres te nyjat.
Çfarë nuk mund të bëjë pilates:
Nuk rrit dukshëm masën muskulore: Nuk është mjaftueshëm për të ndërtuar muskuj të mëdhenj, pasi mungon ngarkesa progresive.
Nuk është aerobik: Nuk ofron përfitime kardiovaskulare si ecja, vrapimi apo noti.
Nuk ndryshon përbërjen trupore: Nuk ndihmon në humbje peshe ose në “tonifikimin” e trupit nëse nuk kombinohet me ushtrime të tjera si dhe dietë të shëndetshme.
Pilates janë ushtrime të mira për forcë dhe fleksibilitet, por kanë më shumë efekt kur bëhen pjesë e një programi të plotë fitnesi.
“Ushtrimi më i mirë është ai që ju pëlqen, sepse konsistenca është çelësi”, ka thënë Paul Longworth, trajner në PR Health and Fitness.