Lifestyle

Bebet lëshojnë tinguj sepse mund të jenë duke u përgatitur për të folur, thotë studimi

bebe

Mund të duken si një grumbull tingujsh gazmorë, por tingujt që lëshojnë bebet mund të jenë përpjekje për të praktikuar kontrollin vokal të nevojshëm për të folur, sugjerojnë studiuesit.

Hyunjoo Yoo, autore e studimit, ka thënë se puna e tyre është e rëndësishme pasi mund të jetë e dobishme në kontrollet për çrregullimin e komunikimit te fëmijët.

Ed Donnellan në Universitetin e Warwickit ka shpjeguar se edhe pse tingujt që lëshojnë bebet nuk janë ato që përdorim në gjuhë ne të rriturit, ato mund t’u lejojnë bebeve të zhvillojnë kontroll e që është kyçe për fjalët që do thonë më vonë, shkroi Guardian.

Yoo ka thënë se raportet e kaluara sugjerojnë se imitimi i zërave të tillë nga kujdestarët mund t’i ndihmojë bebet të zhvillojnë të folurit.

“Duket logjike që do të ishte përfituese për bebet nëse kujdestarët e tyre përpiqen t’u përgjigjen dhe të ndërveprojnë më shumë me ta duke imituar zërat që lëshojnë”, ka thënë ajo.