Ndërkohë që atletet janë të përdorshme gjatë gjithë vitit stilet dhe ngjyrat ndryshojnë, në varësi të stinës.
Në pranverë dhe verë mbizotërojnë modelet me ngjyrë të bardhë apo këpucët e tenisit me ngjyra më të ndezura, kryesisht të punuara me materiale ajrosëse.
Në vjeshtë dhe dimër vishen më shpesh tonalitete më të errëta, këpucë tenisi prej lëkure, materiale të papërshkueshme, si dhe modele më të sofistikuara, përveç atyre standarde.
Index.hr ka shkruar se platforma e njohur e rishitjes së atleteve “StockX” ka njoftuar për trendët, stilet dhe markat e atleteve që do të dominojnë pjesën tjetër të vitit dhe më gjerë.
Raporti vjetor që ka bërë sektori i marketingut të “StockX” tregon se stilet “jokonvencionale” dhe “retro” janë në rritje.

Këpucët e tenisit të markës “Asics” po përjetojnë një rikthim të madh në popullaritet. “StockX” zbuloi se popullariteti i “Asics” në 2024, krahasuar me 2023, u rrit me më shumë se 600%.
Në këtë kanë kontribuar këpucët e tenisit “Gel-Kayano”, të krijuara nga kjo markë, të cilat pushtuan rrjetet sociale. Këto atlete ti rikujtojnë modelet që do të vishnin baballarët, por padyshim që stili është bërë më i popullarizuar. “Asics” e ka përqafuar këtë lloj estetike dhe ka lansuar në treg disa modele të tilla, duke përfshirë “Gel-NYC” dhe “GT-2160”.


"Samba" është duke u kërkuar ende, bashkë me atlete të tjera “Adidas”. Ani pse disa njerëz po kërkojnë alternativa të tjera sepse janë të mërzitur me "Samba", ato janë ende të trend.
Sipas të dhënave të shitjeve, “Adidas” pothuajse dyfishoi shitjet në platformën "StockX" këtë vit, me 93% rritje krahasuar me vitin 2023.
Bashkë me "Samba", bien në sy edhe klasiket “Retro” të “Adidasit”: "Gazelle", "Spezial" dhe "SL72", si dhe modeli i ri "Anthony Edwards AE1".




Ndërkohë këpucët e vrapimit janë ato që po bëhen çdo ditë e më të njohura.
Marka “On” e rriti popullaritetin e saj në 2024 me 63%, duke e bërë atë markën e tretë me rritje më të shpejtë në "StockX", pas “Asics” dhe “Adidas”.
Besohet se shumë marka si “HOKA”, “New Balance”, “Salomon” e të tjera do të dominojnë rrjetet sociale për pjesën tjetër të vitit me modelet e tyre të këpucëve për vrapim.



Marka tjetër që bie në sy ”Yeezy” është në vendin e katërt për nga popullariteti, me një rritje prej 21% në shitje krahasuar me vitin 2023, ndërsa marka “Off-Whit” e ka arritur një rritje prej 7%.
"StockX", në raportin e saj ka theksuar markën “Saucony”. Ani pse nuk i plotësonte kërkesat për t'u renditur në mesin e markave me rritje më të shpejtë, “Saucony” bëri përparim të konsiderueshëm në "StockX" në vitin 2024, me rritje të shitjeve prej 93%, falë bashkëpunimeve me “Bodega”, “Jae Tips” dhe “Callen Schaub”.