Lifestyle

Abaloparadite, ilaçi që po ndihmon kundër osteoporozës pas menopauzës

Politikat e qeverisë së re për gratë dhe vajzat Çfarë duhet të ndryshojë?

Sëmundja e eshtrave, osteoporoza, dobëson eshtrat dhe prekë miliona njerëz nëpër botë.
Kjo sëmundje prek zakonisht gratë pas periudhës së menopauzës, pasi organizmi ulë prodhimin e hormonit që quhet estrogjen, i cili është i rëndësishëm për dendësinë e eshtrave dhe fortësinë e tyre. Si pasojë e kësaj ndodh osteoporoza, nga e cila më lehtë shkaktohen frakturat e eshtrave. 

Frakturat mund të jenë shumë të dhimbshme dhe mund të kufizojnë pavarësinë e personit, shkruan “The Guardian”.

Deri më tani, gratë me osteoperozë pas menopauzës janë trajtuar me romosozumab apo teriparatide dhe bisphosnphonate si acidi alendronik. Por organizmi i disa pacienteve nuk reagon mirë ndaj këtyre ilaçeve.

Të mërkurën Nacional Institute for Health and Care Excellence (Nice) ka bërë të ditur se ka aprovuar për përdorim ilaçin e ri, Abaloparatide. Ky ilaç do të jetë në dispozicion për përdorim nga shërbimi shëndetësore në Britani të Madhe brenda tre muajsh.

Abapolaratide, e cila shitet si “Eladynos” dhe prodhohet nga Theramex, rrit dendësinë e eshtrave duke stimuluar qelizat që krijojnë eshtra të ri.

Ilaçi rekomandohet për pacientët që janë në rrezik për fraktura.
Abaloparatide administrohet përmes një lloj gjilpëre në formë të lapsit, e cila mund të injektohet në shtëpi një herë në ditë.

“Komiteti i pavarur ka dëgjuar nga pacientët se sa e keqe mund të jetë osteoporoza dhe sa keq mund të ndikojë në jetën e përditshme duke bërë të pamundur të dilet për ecje. Qëllimi jonë është që të përmirësojmë gjendjen. Abaloparatide është zbuluar nga komiteti jonë i pavarur se është ilaç efektiv dhe me kosto të përballueshme, i cili ulë rrezikun nga frakturat dhe mundëson lehtësim të jetës së përditshme”, ka thënë profesori Jonathan Benger, shef ekzekutiv në Nice.

Craig Jones, shef ekzekutiv i Shoqërisë Mbretërore të Osteoporozës (ROS) mirëpriti lajmërimin që ka bërë Nice, duke thënë se ky është lajm shumë i mirë për gratë që janë në menopauzë e që janë në rrezik nga frakturat e eshtrave.

“Kjo gjë do të ndryshojë mijëra jetë për të mirë dhe mezi po presim të shohim ndikimin që do të bëj në vend”, ka thënë ai.