Lifestyle

11 pyetje që duhet të bëhen në takimin e parë romantik

Takimet

Takimet

Një orë para ndonjë takimi romantik mund të kalohet duke u kujdesur për dukjen, ndërkohë që mund të përdoret po ajo energji për të përgatitur disa pyetje që do të mund të ndihmonin të kuptohet se a është personi i duhur ai apo ajo që do ta takoni. Pra të kuptoni se a bëhet fjalë për dikë me të cilin mund të ndahet më shumë sesa veç një takim, ka shkruar Times.

“Ka shumë zhgënjim në botën e takimeve sot. Qëllimi im është t’u ndihmoj njerëzve të kujtojnë që ata e kanë në dorë rrjedhën e jetës së tyre romantike”, ka thënë Damona Hoffman, trajnere e njohur takimesh dhe eksperte e dashurisë në emisionin “The Drew Barrymore Show”.

Hoffman së bashku me Taylor Krause, një nga pjesëmarrëset në emisionin “Love Is Blind”, ajo ka ndarë disa nga pyetjet më të mira për t’u realizuar në takim të parë, dhe çfarë mund të zbulojnë ato.

1. “Cili ishte koncerti i fundit që shkove? Po i pari?”

Pyetjet që nxisin tregime janë gjithmonë më të mira. Në vend të pyetjes “çfarë muzike të pëlqen?”, pyet për kujtimet e para muzikore. Kujtimet që ngjallin emocione pozitive krijojnë ndjesi afërsie e lidhje.

2. “Je më shumë tipi që i pëlqen të zgjohet herët në mëngjesit apo të rrijë natën deri vonë?”

Sipas Hoffmanit, pyetje të thjeshta si kjo jo vetëm që thyejnë akullin, por zbulojnë edhe shumë për rutinën dhe energjinë e dikujt. Edhe nëse jeni të kundërt, siç ka treguar se ishte vetë Hoffman me bashkëshortin e saj, ky është fillimi i një bisede më të thellë.

3. “Çfarë kërkon në një lidhje?”

Nëse dikush është në kërkim të diçkaje serioze dhe ai/ajo është në “periudhën e aventurave”, më mirë të zbulohet herët. Pyetja është e thjeshtë, por e fuqishme. Mos ki frikë të jesh i/e qartë rreth asaj se çfarë dëshiron.

4. “Çfarë të emocionon në punën tënde?”

Nuk është ide e mirë të flitet gjatë për punën në takim të parë, por është mirë të kuptohet çfarë i jep energji tjetrit. Pyetje rreth projekteve të punës që i entuziazmojnë, do të ishin të mira, por jo ato për detajet teknike.

5. “Me kë je më i/e afërt në familje?”

Jo për të gjykuar, por për të kuptuar marrëdhëniet e tij/saj. Nuk duhet nisur nga përvoja personale. Ka njerëz që vijnë nga familje të ftohta, por janë partnerë të shkëlqyer, e dhe anasjelltas.

6. “Më trego për shokun/shoqen tënde më të mirë”

Miqtë janë familja që zgjedhim vetë. Kjo pyetje tregon shumë për vlerat dhe rrethin social të dikujt. Nëse ky person nuk ka një mik të ngushtë, ndoshta kjo është diçka për të reflektuar.

7. “Çfarë të bën të ndihesh gjallë, dhe çfarë ke në listën e dëshirave për jetën?”

Nga kjo pyetje mund të kuptosh nëse ëndrrat dhe prioritetet tuaja përputhen. Është një mënyrë argëtuese për të kuptuar nëse mund të ndani aventura së bashku në të ardhmen.

8. “Kush është modeli yt në jetë, dhe pse?”

Zgjedhja e një personi që e marrin si shembull flet shumë për karakterin dhe ambiciet. Nëse dikush admiron një figurë që nuk përfaqëson vlera të shëndetshme… është mirë ta dihet që në fillim.

9. “A dëshiron të kesh fëmijë?”

Një pyetje që shumë njerëz e shmangin, por që duhet bërë. Nuk ka pse të vendoset menjëherë, por është mirë të kuptohet nëse vizionet për të ardhmen janë të ngjashme.

10. “Si e përfytyron stilin tënd të jetesës?”

Një mënyrë për të prekur temën e financave pa u futur direkt në diskutime të ndjeshme. A i pëlqen të punojë shumë për të jetuar me luks apo preferon një ritëm më të qetë? Është mirë të jeni në të njëjtën faqe.

11. “Çfarë mendon për (ndonjë vlerë e rëndësishme për ty)?”

Vlerat personale janë themeli i çdo marrëdhënieje. Mos e fsheh atë që është e rëndësishme për ty, qoftë feminizmi, drejtësia sociale, apo diçka tjetër. Biseda do të zbulojë shumë më tepër se një “po” apo “jo”.