Kuriozitet

Zjarrfikësit amerikanë shpëtuan drerin e bllokuar në akull

Dreri

Zjarrfikësit arritën ta shpëtonin një dre të bllokuar në një liqen të mbuluar nga akulli në West Hartford të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka shkruar Upi.

Autoritetet njoftuan se në një mëngjes morën informacion se dreri ishte bllokuar dhe po luftonte në ujin e ftohtë.

Janë publikuar pamje të reagimit të autoriteteve.

Nëpërmjet pajisjeve të zjarrfikësve, dreri përfundimisht u shpëtua.

Ka raste të shumta kur kafshët bllokohen në akull dhe dikur ngordhin të ngrira.