Kuriozitet

Zjarrfikësit amerikanë shpëtojnë drerin që u bllokua në ujin e ngrirë

Dreri në akull

Zjarrfikësit në New Hampshire (SHBA) ia dolën ta shpëtonin një dre të ri që kishte mbetur i bllokuar në mes të ujit në një liqe.

Shoqata e Zjarrfikësve njoftoi se dreri kishte ecur për mbi 200 metra në akull, por diku kishte rrëshqitur dhe kishte mbetur i izoluar.

Nëpërmjet mjeteve, ata arritën ta shpëtonin dhe me sukses ta largonin nga rreziku.

“Dreri ishte i lodhur, i rraskapitur dhe dridhej”, thuhet në njoftim.

Ai u la i lirë në habitatin e vet.