Kuriozitet

Vushtrriasit kapin “spiralet misterioze” të raketës kozmike

Spiralet e raketës Falcon 9

Raketa e kompanisë SpaceX, Falcon 9, është detektuar në disa vende të Ballkanit. Ajo u pa edhe në qytetin e Vushtrrisë, ka njoftuar Klubi i Astronomisë së Kosovës.

Në këto pamje u panë ato që njihen si “spiralet e raketës”, që janë të lidhura me imazhet që kapen gjatë lëvizjes së ajrit dhe manovrave të motorëve të raketës.

Këto spirale shfaqen kur raketa liron karburant të tepruar në pjesën e sipërme të atmosferës gjatë fundit të misionit. Karburanti ngrin në formë akulli si pasojë e temperaturave të ulëta, e kur ai ndriçohet nga Dielli, kristalet reflektojnë, që pastaj mund të vërehen me sy të lirë.

Klubi i Astronomisë së Kosovës/Facebook

“Raketa Spacex Falcon 9 u pa në Kosovë”, ka shkruar Klubi në Facebook.

Dilema dhe shumë pyetje kanë nxitur këto pamje edhe në Kroaci.

Fenomene të tilla janë parë edhe disa herë në rajonin kosovar.

VIDEO nga  mediumi "The Sun": Si duket spiralja në qiell