Një fëmijë nga Gana, shtet në Afrikë, ka thyer rekordin për piktorin më të ri në botë pasi ekspozoi dhe shiti pikturat e tij me ngjyra të ndezura, duke u futur në librin e rekordeve botërore “Guinness”. Ace-Liam Ankrah, i cili do t’i mbushë 2 vjet në korrik, bëri debutimin e tij me një kryevepër me titull “The Crawl”, sipas nënës së tij.
Ai nuk është as dy vjeç, por tashmë po e pushton botën e artit.
Ace-Liam Ankrah është piktori më i ri në botë.
Ai e fitoi titullin pasi ekspozoi dhe shiti pikturat e tij me ngjyra të ndezura dhe arritja e tij është konfirmuar nga “Guiness World Records”.
Nëna e tij Chantelle Kukua Eghan thotë se vepra e tij e parë e artit u krijua para se ai të mund të ecte dhe titullohet në mënyrë të përshtatshme “The Crawl”.
“Kam zbuluar pasionin e Ace-Liamit për pikturën rreth moshës gjashtëmuajshe dhe kjo ishte kur po punoja në një komision pikture nga “Miss Universe Gana” dhe doja një mënyrë për ta mbajtur atë të zënë, ndërkohë që bëja edhe pikturën time, kështu që ia dhurova një kanavacë në dysheme dhe nisi të pikturonte. Në procesin e zvarritjes, ai përfundoi duke përhapur të gjitha ngjyrat në kanavacë dhe kështu krijoi kryeveprën e tij të parë”.
Artisti i vogël jeton në vendin e Afrikës Perëndimore të Ganës.
Ai pikturon në “Arts and Cocktails Studio”, e cila u themelua nga nëna e tij.
Ajo i jep atij pavarësi të plotë për të krijuar çfarëdo që ai dëshiron, në çfarëdo ngjyre që e frymëzon.
Ankrah mbajti ekspozitën e tij të parë në Muzeun e Shkencës dhe Teknologjisë në Akra, ku shiti 9 nga 10 vepra arti të listuara për shitje.
Ai ndonjëherë pikturon në pesë minuta në një punim, duke u kthyer përsëri në të njëjtën kanavacë gjatë ditëve të javëve, thotë nëna e tij.
Nëna e tij është vetë artiste dhe i pëlqen të ketë djalin e saj në krah ndërsa pikturojnë së bashku.
Por ajo nuk do ta ndalojë atë të ndjekë një karrierë tjetër kur të jetë më i madh, nëse kjo është ajo që ai dëshiron.