Kuriozitet

Veza e rrallë rrumbullake pritet të shitet në ankand

veza

Një punonjëse ferme në Devon, Angli, ka zbuluar atë që ajo beson se është një vezë sferike “një në një miliard”.

Alison Greene, që ka punuar në Fermën Fenton për tri vjet dhe ka pasur nëpër duar mbi 42 milionë vezë, ka thënë se kurrë nuk ka gjetur ndonjë aq të rrumbullakët si kjo tani.

Ajo planifikon që vezën ta çojë në ankand në mars.

“Është diçka që askush nuk e ka. Elon Musk nuk ka një vezë të rrumbullakët apo jo?” ka thënë ajo.

Greene shpreson që veza të shitet shtrenjtë, shkroi Guardian.

Brian Goodison-Blanks nga shtëpia e ankandit “Bearnes Hampton & Littlewood” ka thënë se vezët rrumbullake janë të rralla dhe se në të kaluarën njerëzit kanë paguar 100 dollarë e 200 dollarë për një.

Në vitin 2015, një vezë sferike u shit për 480 funte në eBay.