Kuriozitet

U gjet në Botsuana diamanti i dytë më i madh në botë

Diamanti i zbuluar ne Botsuana

Diamanti i dytë më i madh i zbuluar ndonjëherë – gurë i çmuar me peshë 2492 karatë – është zbuluar në Botsuana në një minierë në pronë të firmës kanadeze “Lucara Diamond”, raporton BBC. 

Është gjetja e dytë më e madhe që nga diamanti Cullinan që i kishte 3106 karatë dhe ishte zbuluar në Afrikë të Jugut në vitin 1905. Ai diamant ishte ndarë në nëntë pjesë, shumica prej të cilave janë gurët e Kurorës mbretërore të Britanisë së Madhe. 

Diamanti është gjetur në minierën Karowe, rreth 500 kilometra në veri të kryeqendrës së Botsuanës, Gaborone. 

Qeveria e Botsuanës ka thënë se është diamanti më i madh i zbuluar në vendin e saj.

Diamanti i dytë më i madh i zbuluar në Botsuanë kishte qenë 1758 karatë. Ishte zbuluar në minierën e njëjtë në vitin 2019. 

Botsuana është një prej prodhuesve më të mëdhenj të botës, ku është 20 për qind i prodhimit global.