Tetë tonë avokado u derdhën në një autostradë të Kalifornisë. Kamioni që po i transportonte u përmbys në autostradën 101 në San Mateo dhe ngarkesa iu derdh në orët e para të mëngjesit.
Në aksident janë përfshirë dy automjete të tjera, por nuk është raportuar për lëndime, ka shkruar Upi.
Autoriteteve rrugore iu janë dashur disa orë për të hequr kamionin dhe për të pastruar rrugën.
Rruga u hap dikur vonë.