Kuriozitet

Thirri zjarrfikësit për zjarr në banesën e fqinjit, del se zjarri ishte pamje televizive

Thirri zjarrfikësit për zjarr në banesën e fqinjit, del se zjarri ishte pamje televizive

Zjarrfikësit në Zagreb janë thirrur për një zjarr në një apartament, por në vendin e ngjarjes janë përballur me një zjarr në ekran.

Stacioni i zjarrfikësve në llogarinë në Facebook ka shkruar se dikush kishte thirrur zjarrfikësit se në banesën e fqinjit po shihte flakë zjarri. Ekipi menjëherë kishte dalë në vendngjarje, i gatshëm për veprim.

Por, fatmirësisht zjarri i raportuar doli të ishte vetëm një pamje e zjarrit në televizion që personi e kishte lëshuar me dëshirë.

“Një fqinj raportoi se pa zjarr përmes dritares. Ekipi menjëherë doli në terren, i gatshëm për veprim. Fatmirësisht, doli se ishte zjarr – por në televizion. Banori po shijonte një pamje të një oxhaku në një ekran të madh, i cili nga larg dukej si zjarr i vërtetë”, ka shkruar stacioni.

Zjarrfikësit e kanë shfrytëzuar këtë rast për të rikujtuar se sa e rëndësishme është të raportohet për një rast rreziku nëse edhe vetëm ke dyshime të vogla.