Shtatë planetë e do të jetë lehtësisht të dukshme në netët e së martës, mërkurës dhe së enjtes (25, 26 dhe 27 shkurt), e më pas s'do të mund të shihen deri në 2040-n, ka raportuar BBC-ja.
Marsi, Jupiteri, Urani, Venera, Neptuni, Mërkuri dhe Saturni do të mund të shihen në një “paradë planetare”, e kjo pamje duket tepër rrallë në qiell.
Katër nga planetët, Mërkuri, Venera, Jupiteri dhe Marsi do të jenë të dukshme me sy të lirë, e Saturni do të jetë më vështirë të shihet pasi do të jetë i ulët në horizont.
Ndërsa, Uranin dhe Neptunin mund t'i shihni me ndihmën e teleskopit.
Në rast se qielli është i pastër gjatë këtyre netëve, do të keni mundësi të mëdha t'i shihni planetët në varg.