Kuriozitet

Surpriza për ditëlindjen e Melonit, Rama ulet në gjunjë dhe i jep dhuratë

ramna

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka organizuar pritje të veçantë kryeministres italiane Giorgia Meloni që të mërkurën mbërriti për të marrë pjesë në Forumin e Energjisë në Abu Dhabi.  

Meloni sot (15 janar) feston ditëlindjen e 48-të dhe Rama i ul në gjunjë dhe i dha një dhuratë, shallin kuqezi.

Gjithashtu, Rama tentoi që bashkë me gazetarët t'i këndojnë një këngë ditëlindjeje Melonit.

“Mos i vini në siklet”, u përgjigj Meloni.

Në këtë samit, Italia, Shqipëria dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nënshkruan kontratë me vlerë të paktën 1 miliard euro për ndërtimin e një ndërlidhjeje nëndetëse për energji të rinovueshme përgjatë detit Adriatik.

“Ne besojmë fuqishëm në këtë projekt që përfshin tre qeveritë tona, si dhe sektorin tonë privat dhe operatorët e rrjetit”, ka thënë kryeministrja italiane Giorgio Meloni.